Arjan Peco: Dua të drejtoj kombëtaren

18 Qershor 2017, 16:58Sport TEMA

Arjan Peco është emri i ri i trajningut shqiptar që arrin të jetë i suksesshëm përtej kufinjve. Ish futbollisti i Dinamos dhe i kombëtares Shqiptare drejtoi skuadrën e 18 vjecarëve të Bazelit drejt titullit kampion në Zvicër për këtë grupmoshë. Në një intervistë telefonike për Sport News 42 vjecari tregon emocionet e këtij suksesi.

“Emocionet janë të mëdha, pasi ka qënë një kampionat i dominuar totalisht nga ne. Në fund sipas skemës kemi bërë play off, ku në finale jemi ndeshur me vendin e dytë. E kemi dominuar takimin, pavarësisht se kemi luajtur me një futbollist më pak për shkak të një kartoni të kuq. Në fund kemi triumfuar me penallti në një kampionat elitar, me lojtarë cilësorë që priten të jenë pjesë e superligës së Zvicrës.”

Prej disa vitesh Zvicra ka prodhuar shumë talente me origjinë shqiptare, madje një pjesë e mirë e kombëtares aktuale vijnë pikërisht nga ky vend. Peco thekson se shqiptarët vijojnë të jenë dominues, duke bërë thirjen që të kthehet vëmendja tek ata për të qënë pjesë e kuqezinjve.

“Te Bazeli janë 4-5 lojtarë me origjinë shqiptare që luajnë edhe me ekipet e moshave të Zvicrës. Ata duhen kontaktuar në mënyrë që të vihen përpara zgjedhjeve. Në drejtim të tyre janë 3 alternativa, Zvicra, Shqipëria dhe Kosova, teksa edhe këtu ka shumë konkurencë.”

Karriera e Arjan Pecos ka njohur rritje, teksa vitin e ardhshëm drejtuesit e klubit më të njohur në Zvicër i kanë besuar skuadrën e 21 vjecarëve. Vetë trajneri kampionë me 18 vjecarët e Bazelit tregon rrugën e përshkruar për të arritur deri këtu, edhe pse nuk ka qënë synim i tij të vijonte me futbollin.

“Është një ngjitje logjike nga U-14 deri tek U-21. Nuk e mendoja se do të bëja karrierë si trajner pasi kur lash futbollin bëra shkollën e lartë. Fillova një punë të mirë në sistemin e ekonomisë ndërkohë për hobi mora drejtimin e 14 vjecarëve të Bazelit. Por tani jamë pjesë e 21 vjecarëve dhe ky është një vlerësim nga ana e klubit, gjithashtu hapi i parë në karrierën time si trajner. Nuk dëshiroj të bëj plane por do të shoh hap pas hapi.”

Edhe pse Peco refuzon të bëjë plane për të ardhmen, si cdo njeri edhe ai e ka një ëndërr.

“Është pak e vështirë të thuash se cfarë ëndrre kam. Njëra do të ishte të bëhesha trajner i parë i Bazelit ose i një ekipi në Supërligë. Do të merja në konsidertatë edhe kombëtaret e moshave të shqipërisë ose ekipin e parë. Megjithatë këto janë vetëm ëndrra, nuk janë plane për të ardhmen.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje