Dako: Ndërmorëm reforma që nuk ishin bërë në 25 vite

18 Qershor 2017, 10:52Politika TEMA
Dako: Ndërmorëm reforma që nuk ishin bërë në 25

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Durrës, njëherësh kreu i Bashkisë, z. Vangjush Dako, së bashku me kandidatët për deputetë, znj. Klodjana Spahiu, z. Fidel Ylli dhe z. Roland Xhelilaj zhvilluan një takim me banorët e lagjes numër 8.

Gjatë fjalës së tij, z. Dako u shpreh i bindur se në 25 Qershor banorët e lagjes numër 8 do të votojnë për kryeministrin Edi Rama duke theksuar se në 44 muaj të qeverisjes së tij u ndërmorën reforma të cilat nuk ishin bërë në 25 vite. “Katër vite më parë votuat për Edi Ramën dhe jam i sigurt që nuk keni bërë gabim, por përkundrazi kemi bërë mirë që i kemi dhënë mbështetje sepse Edi Rama në këto katër vite ka kryer reforma aq të thella sa nuk ishin kryer për 25 vjet”, u shpreh z. Dako duke shtuar se “votë për Edi Ramën është votë për shtet, për punësim, për mirëqenie për çdo familje durrsake dhe çdo familje shqiptare”.

Kryebashkiaku theksoi gjithashtu se mbështetja për Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama është një mbështetje edhe për Bashkinë e Durrësit për të vijuar me projektet dhe investimet. “Vota për Edi Ramën është e domosdoshme edhe për Bashkinë e Durrësit. Sa më shumë mbështetje të ketë Bashkia e Durrësit nga qeveria shqiptare aq më shumë përfitojnë qytetarët e Durrësit me investime, më shërbime më të mira, zbukurojmë Durrësin më shumë, hapim më shumë vende pune, krijojmë mirëqenie për çdo familje durrsake dhe kështu çdo vit ecim përpara”, deklaroi z. Dako.

Nga ana e tij, kandidati për deputet z. Fidel Ylli u shpreh se “duhet të votojmë Partinë Socialiste që kjo parti të vazhdojë këto reforma që kanë nisur në 4-vjeçarin tjetër sepse të gjithë investimin që kemi bërë do ta hedhim mbrapa”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje