Forcat e Armatosura ndërtojnë urën në Viçidol, Kodheli: Iu përgjigjëm në kohë rekord kërkesës së Bashkisë Tropojë

18 Qershor 2017, 12:51Sociale TEMA

Efektivët e Batalionit të Xhenios të Forcave të Armatosura përfunduan ndërtimin e një ure  “bailey”, në fshatin Viçidol, në Bashkinë e Tropojës, e cila prej rreth 30 vitesh kalohej me mjete primitive nga banorët.

Në përfundimin e punimeve për ndërtimin e kësaj ure ishte e pranishme dhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila u shpreh se përgjigjja e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura erdhi në kohë rekord pas marrjes së kërkesës nga kryetari i bashkisë.

I jemi përgjigjur pozitivisht një vit e gjysmë përpara ku pikërisht në këto treva, në këto zona ndërtuam një urë tjetër që ka ardhur në ndihmë të komunitetit.

Ne kemi bërë pothuajse tashmë qindra ura në të gjithë Shqipërinë. Kemi katër vjet që po punojmë fort. Këtë po e bëjmë për dy arsye madhore.

E para,  Forcat e Armatosura duhet të kenë një aksesueshmëri për lëvizjen e tyre në të gjitha zonat e Shqipërisë kudo që ato ndodhen dhe e dyta, në këtë mënyrë ndihmojmë edhe komunitetin, ju vijmë në ndihmë banorëve  dhe këtë e bëjmë me dëshirën dhe besimin e plotë që  jemi duke bërë gjënë e duhur”, u shpreh Kodheli.

Në fund të fjalës së saj, ministrja Kodheli shprehu gatishmëri për të vazhduar me ndihmën dhe mbështetjen ndaj banorëve, të cilët e falenderuan atë për urën, duke e konsideruar atë si shumë të rëndësishme për lehtësimin e lëvizjes së tyre.

Ura e ndërtuar në fshatin Viçidol, me gjatësi 9 metra dhe me peshëmbajtje 24 ton, i vjen në ndihmë rreth 3000 mijë banorëve dhe 4 fshatrave, kryesisht blegtorëve që çojnë bagëtitë në bjëshkë.

3 komente në “Forcat e Armatosura ndërtojnë urën në Viçidol, Kodheli: Iu përgjigjëm në kohë rekord kërkesës së Bashkisë Tropojë”

  1. Albani says:

    Turp faqja e zeze,me cfare krenohet ushtria jone.
    ”vepra”, tregon qe levizim perpara,mirepo na deshperon qe sa mbrapa botes jemi,si dhe se sa shume rritet diferenca nga pjesa tjeter e globit..
    Kur te tjeret kane ne plan bashkime deterash dhe kontinentesh,ne Shqiperia ”Europiane” mburremi dhe reklamojme ura 9 metroshe prej derrase.
    Turp.

  2. Luani says:

    Me ne fund edhe sala mund te kthehet ne vendlindje pas 60 vjetesh po mos harroni te prishni uren pasi te kaloje ai ???

  3. ANDI says:

    prandaj nuk ikte sala ne vicidol se nuk paska pas ure ?ska faj paska qene e prishur tani e kuptova…….. hahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje