FOTO/ Vazhdojnë largimet nga PD, aleati braktis Bashën në fund të fushatës

18 Qershor 2017, 14:41Politika TEMA

Largimet e vazhdueshme nga Partia Demokratike tani nuk po përbëjnë më lajm pasi kanë qenë të shumta.

Së fundmi lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka humbur edhe një aleat mjaft të rëndësishëm në fund të fushtës elektorale.

Bëhet fjale për Partinë Agrare Ambientaliste që në Qarkun e Korçës ka kaluar në mbështetje të socialistëve.

Citynews shkruan se Arjan Jaupllari, kryetari i PAA në Korçë dhe kandidat për deputet i kësaj partie ka kaluar me socialistët.

Siç  duket edhe në fotot e mëposhtme ai ka dalë në fushatë në mbështetje të Niko Pleshit i cili kryeson listën e socialistëve për qarkun Korçë.

Jaupllari njihet si një intelektual me reputacion dhe PAA në qarkun e Korçës pretendonte një mandat me kandidimin e tij.

Ende nuk dihen detajet e daljes së Jaupllarit në krah të socialistëve, por mësohet se ai ka braktisur fushatën e PAA dhe demokratëve duke u rrjeshtuar në krah të socialistëve.

2 komente në “FOTO/ Vazhdojnë largimet nga PD, aleati braktis Bashën në fund të fushatës”

  1. Vezhguesi says:

    PAA nuk ka 1 ideologji te percaktuar djathtiste apo majtiste.

  2. bastardi me valixhe druri says:

    o luli! Nuk e le dhe ti ate stan per lepuj qe quhet PD? do me thuash ti,po ta le une ate timon ahere duhet ti them burgut hapur,se po me pret.Po mire o luli,po ti si ashtu si keshtu atje do perfundosh,keshtu si kane ardhur punet.Puna eshte do ndjekesh plakun Mere,apo ai do i shpetoje me procedure?keq puna.Por le te presim te dielen,pastaj llafosemi me shtruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje