FOTOT / Lefter Maliqi rrëfen përse iku nga Basha dhe u bashkua me Edi Ramën

18 Qershor 2017, 18:00Politika TEMA
FOTOT / Lefter Maliqi rrëfen përse iku nga Basha dhe u bashkua me Edi

“Kam qene i nderuar në marrvëshjen dhe bashkëpunimin me liderin Sali Berisha si ish-kryetar i PD dhe ish-kryeministër për mbeshtetjen, besnikërinë, korrektësinë, mbajtjen e fjalës etj. Ndjej keqardhje për kryetarin Basha i cili s’mban fjalë, gënjen, s’vlerëson as punën, as mundin, as sakrificat as mbështetjen e votuesve…”.

Personi që jep vlerësimin e mësipërm është Lefter Maliqi, ish deputeti i PD-së, që dy ditë më parë, megjithëse ishte rreshtuar si nr. 3 i listës Basha të kandidatëve për deputetë të qarkut Berat në zgjedhjet e 25 qershorit, e braktisi atë duke deklaruar rreshtimin me socialistët e Edi Ramës.

Kjo ngjarje e bujshme ndodhi të premten, kur po i njëjti elektorat që e kishte pritur me ovacione vite më parë Berishën dhe së fundi Bashën, bëri të njëjtën gjë me Edi Ramën, në krah të të cilit Lefter Maliqi do të deklaronte dorëheqjen nga lista dhe rreshtimin me Edi Ramën.

Maliqi sqaron se  “Zhgënjimet ndaj Bashës janë të shumta dhe s’mund t’i besoja më as unë, as elektorati që më mbështet në çdo betejë e sfidë. U zhgënjeva prej Lulzim Bashës kur, megjithëse më garantoi për të qenë kandidat për kryetar i PD dega Berat, më hoqi tinëzist emrin nga lista e kandidimit në shkallë vendi, rast i paprecedent në demokraci ky.

Me hoqi përsëri pa asnjë arsye emrin nga kandidimi për anëtar kryesie dhe drejtor i departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD. Edhe këtë herë, po pabesisht, pasi më mbajti me shpresa.

Isha më i propozuari për kandidat për kryetar Bashkie në Berat dhe fitues i sigurt. Çuditërisht, pa më njoftuar ia jep PR për të më djegur. Nuk më caktoi as drejtues shtabi në Kuçovë apo Berat.

Pasi humbi të pesë bashkitë e Qarkut Berat e takoj dhe doja të largohesha pasi si besoja më dhe po zhgënjeja elektoratin që prej vitesh më ndjek e më beson, kurse ai më premtoi të mos e bëja këtë pasi unë do isha i pari, ose i dyti i sigurt, dhe me delegoi që të vazhdoja të punoja fort në Qarkun e Beratit bashkë me z.Bode.

Dy vjet derdha energji, sakrifikova në organizimin e takimeve e protestave, 90 dite dhe 20 netë në çadër, por çuditërisht më vendosi të tretin në listën e kandiatë të Beratit, duke u tallur jo vetëm me mua, por me mijëra njerëz që e pritën në mënyre madhështore në Lapardha, por edhe me qindra mbështetës të mi në gjithë Qarkun e Beratit që mezi i kam kthyer nga e majta në të djathtë.

Në këto kushte zhgënjimi, pabesie, mashtrimi e mosmirënjohje, vendosa të dëgjoj elektoratin tim i cili ka qenë i PS, dhe të bashkohesha me ta në vazhdimin e misionit politik, në përputhje vetëm me interesat e tyre. /CityNews

1 komente në “FOTOT / Lefter Maliqi rrëfen përse iku nga Basha dhe u bashkua me Edi Ramën”

  1. fieraku NGA ferrasi says:

    Po ti ca bere
    Nga inatin vjerres shkon e fle me mullixhiun.
    Po ik pirdhu
    As Rama nuk i duhesh se ai i ka te vertete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje