FOTOT/ Përplasja Rama-Patozi dhe “miqësia” Bregu-Donald Lu

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, dhe kryeministri Edi Rama replikuan ashpër pas mbarimit të seancës së jashtëzakonshme të parlamentit, ku u votuan emrat e juristëve për komisionet e vetting-ut.

Debati nisi pasi Rama dhe Patozi u shkëmbyen në dalje të Kuvendit, ndërkohë që deputetët po linin sallën dhe shumë gazetarë ishin të pranishëm.

Disa minuta me parë kryeministri Rama i kishte përmendur emrin Patozit gjatë një shkëmbimi akuzash me deputeten e PD dhe ish-kryetaren e parlamentit, Jozefina Topalli.

Deputeti i Partisë Demokratike i kërkoi menjëherë fjalën për replikë kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, por ky i fundit refuzoi t’ia jepte, ndonëse i kërkoi ndjesë atij.

Burimet thanë se zoti Rama e pyeti Patozin, ndërsa po dilnin nga godina e parlamentit se cfarë kishte ndërmend të thonte në replikë dhe kërkoi të bënte humor me debatin mes të dyve të disa javëve më parë në sallën e Kuvendit.

“Nuk besoj se do të merreshe prapë me veshjen dhe me bluzën time këtë radhë”, i tha atij Rama.

Por reagimi i Patozit nuk ka qenë aspak miqësor.

“Po ta them këtu, që ta mbash mend”, iu drejtua deputeti i PD kryeministrit.

“Meqë e dije pëpara se unë do ikja, tani po thua që e ditke edhe se kur do kthehem në parlament. është e vërtetë, se do të kthehem, por jo për llogaritë e tua dhe të dikujt tjetër.

Pa dyshim që do më kesh përballë, po për arsyet e mia. Dhe rri i qetë se nuk ta prish deri më 25 qershor marrëdhënien me atë tjetrin, për të cilin the se ndjehesh i lumtur”, vijoi Patozi

Gjithashtu pas mbarimit të seancës së jashtëzakonshme Parlamentare në ambjentet e jashtme të Kuvendit është zhvilluar dhe një bisedë mes ish deputetes së PD Majlinda Bregu dhe ambasadorit Donald Lu. Nuk dihet se për çfarë kanë folur por siç shihet në foto ata kanë pasur një bisedë shumë miqësore.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/rama-patozi-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/rama-patozi-2.jpg","attachment_id":"708391"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/bregu-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/bregu.jpg","attachment_id":"708388"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/rama-patozi1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/rama-patozi1.jpg","attachment_id":"708392"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/rama-patozi3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/rama-patozi3.jpg","attachment_id":"708393"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/RAMA-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/RAMA-2.jpg","attachment_id":"697353"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/bregu1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/bregu1.jpg","attachment_id":"708389"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/bregu2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/bregu2.jpg","attachment_id":"708390"}]
        
        Loading...
        

7 komente në “FOTOT/ Përplasja Rama-Patozi dhe “miqësia” Bregu-Donald Lu”

  1. lala says:

    rama kryeminister . mailinda bregu presidente .

  2. Malsori says:

    Shumw sakt.Rama kryeminister,Majlinda Presidente.Panariti minister bujqesije.Ilir floriri ne burg me Zenin.Malsori.Boston.

  3. PPE says:

    O Patoz sta ka fajin Rama.

  4. Theo says:

    Ajo e meriton, kjo do te ishte ideale per nje Shqiperi Evropane, Pa Salra, Bashra dhe Metate

  5. spartaku says:

    Ketij koke thumbit Patozit,mire ja kane bere qe e la Basha jashte liste,se e meriton.Eshte llafezon.Ka nje te mire,se eshte shok i ngusht i Sokol Olldashit,qe e vrau Saliu me Bashen.Prandaj nuk e do populli pd-ke,se te vrasin naten dhe te qajne diten.Keta vrasin njerzit e tyre,per te fajsuar kundeshtarin.E bejne si puna e labit,qe kur vajten me vellan per te vjedhur,i zoti shtepis i ndjeu dhe me çifte gjahu vrau nje nga vellezerit.Por vellai tjeter vodhi cjapin,iku,rruges tha “Nuk dola keq,koke lash dhe koke mora”. Sakrifikoi vellan per nje cjap.

  6. Strong says:

    Sa i maru ky Patosi, car dreqin kerkon ky analfabet ne parlament. A nxorri ndonje mize nga qulli deri me sot? Gjithe kohen rri e ngroh karrigen, merr ato pare e ha ato dieta, ha fara lule dielli, kruan hunden, kruan su.. e te tjera parazitlleqe. Cfare paraziti! Parazite te tille po u hane taksat shqiptareve kot fare e nuk u eshte pare hajri as edhe nje dite te vetme.

  7. Paqesori says:

    Te gjithe e tregojne me gjestet e shprehjet e fytyres ate qe duan te thone, pervec atij skuthit me syze te erreta
    qe ka pamjen e nje spiuni te gatshem per veprim !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *