Nis investimi për urën në Pëllumbar, Kumbaro:  I kthyem Përmetit vëmendjen e munguar 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kandidatja e PS-së Mirela Kumbaro vijon takimet e saj elektorale me banorët e Përmetit.

Ajo është ndalur në fshatrat Pëllumbar dhe Iliar ku ka renditur disa prej investimeve kryesore të qeverisë Rama në 44 muaj, por duke vlerësuar aftësinë e banorëve për të shfrytëzuar investimet e kryera në zonë me qëllim prodhimin e ekonomisë.

Kumbaro ka theksuar se kthimi i vëmendjes nga Përmeti synon shfrytëzimin e potencialit të kësaj zone si një burim i madh ekonomie jo vetëm për Përmetin, por për Shqipërinë.

“Ju përmetarët, banorë të Pëllumbarit apo Ilijarit keni bërë punën tuaj, e keni mbajtur vetë të gjithë zonën dhe kjo është meritë e përmetarëve. Vëmendjen e shtetit nuk e keni pasur, por në momentin që qeveria e ktheu vëmendjen nga Pëllumbari, nga Iljari, nga Çarshova, nga Piskova, nga Përmeti siç e kemi kthyer këto tre vjet ju treguat që në fakt keni një aftësi thithëse për të prodhuar dhe për të nxitur ekonominë. Është shumë pak tre vjet krahasuar me 25 vite, por duke investuar në Bashkinë Përmet, qendrën e Përmetit, rrugën hyrëse në Përmet, rrugën Këlcyrë – Përmet, ura të tjera si në Vllaho-Psilloterës apo ura në Zhepovë apo e Pëllumbarit janë dëshmi e ritmit me të cilin do të vazhdojmë. Ne tregojmë që duam t’i kthejmë Përmetit vëmendjen e munguar, duam që Përmeti gjithë potencialin e vet dhe gjithë mundësitë  e veta që ka t’i shpalosë dhe t’i kthejë në burim ekonomie jo vetëm për Përmetin, por për gjithë Shqipërinë”  tha Kumbaro.

Ndërsa gjatë takimit me banorët e Iliarës, kandidatja socialsite sqaroi se investimet e kryera nga qeveria e majtë në këto 44 muaj kanë një plan të qartë dhe destinacion të mirëpërcaktuar, finalizmi i të cialve do të përkthehet në zhvillim dhe mirëqenie.

“E rëndësishme është që në këto 44 muaj kemi treguar se Përmetin e kemi në qendër të vëmendjes, që Qarkun Gjirokastër e kemi në qendër të vëmendjes sepse në 44 muaj kemi hedhur investime në këtë qark dhe në Përmet sa nuk ishin bërë në 25 vite të tëra. Dhe përveç kësaj ne e dimë shumë mirë ku duam të shkojmë, pra nuk po investojmë kuturu, as nuk po improvizojmë duke thënë se aty ka nevojë për një rrugë, këtu ka nevojë për një urë. Kemi një plan shumë të qartë se si duhet të zhvillohet Përmeti, si duhet të kombinohet qyteti me fshatin, turizmi me agroturizmin kulturor. Pra në të njëjtën kohë që ne po investojmë për urën këtu në Pëllumbar kemi filluar dhe kemi bërë planin për lagjen e vjetër të Përmetit që e kemi shpallur Qendër Historike apo për fshatin Bënjë që gjithashtu e kemi shpallur qendër historike, dhe të dyja këto i kemi futur në programin e Bankës Botërore me qeverinë shqiptare për të investuar për turizmin në Bashkinë e Përmetit”, përfundoi Kumbaro. 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *