PD gjen pikën e dobët të Ramës: Ai nuk di t'i japë makinës ndaj votoni PD-në

18 Qershor 2017, 16:11Politika TEMA

Partia Demokratike përmes një spoti elektoral ka ftuar shqiptarët ta votëbesojnë pasi ka gjetur “pikën” e dobët të liderit e Partisë Socialiste Edi Rama.

Sipas kësaj force politike, Edi Rama nuk di që t’i japë makinës ndërsa Lulzim Basha mund t’i japë asaj.

Këtë arsye të rëndësishme sipas tyre, duhet që votuesi ta marrë parasysh.

Spoti elektoral ka në përmbajtje të tij një njeri të veshur si kryeministri i vendit i cili në fund aksidentohet me makinë.

Sidoqoftë, idea e këtij spoti duket mjaft e dështuar duke mos përciellë asnjë mesazh konkret për njerëzit.

2 komente në “PD gjen pikën e dobët të Ramës: Ai nuk di t’i japë makinës ndaj votoni PD-në”

  1. Tani says:

    Kryeministri ka shofer, s’ka rendesi di apo s’di ti japi makines.

  2. Mihali says:

    Edi Rama nuk eshte shofer makine por drejtesi shteti me vizjon , kurajo dhe kemngulje.Ekonomia e Bashes eshte si ekonomia e Sudes,Vebiut dhe Xhaferit.
    Basha premton ulje taksash dhe ritje shpenzimesh ,Roga te larta , pensjone te majme,supvensjone maramendese investment te medha, etj.etj. por ai nuk thot ku do ti gjej te ardhurat. Apo do te risij borxhet ne kuriz te qytetarve.
    Ekonomia me e madhe e botes eshte ritur e forcuar duke mar taksa te larta.Nga taksat nepenthe ndihmat ekonomike per te varferit,per familje me shume femije etj.etj.
    Basha=sued=Vehbi=xhafer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje