Rama: Krisja e koalicionit PS-LSI filloi tek reforma në drejtësi

Kryeministri Edi Rama, për herë të parë foli për pikënisjen e krisjes së koalicionit  mes PS-së dhe LSI-së.

Duke folur para të rinjve të FRESSH-it në Tiranë Rama tha se reforma në drejtësi ka qënë pikënisja e krisjes së koalicionit.

“Sistemi ynë politik është i ngritur me vite të tëra mbi një marrëveshje të heshtur, por që ka dalë haptazi prej vitesh, mes politikanëve që zgjedhin gjykatësit dhe gjykatësit që mbyllin çështjet e politikanëve.

Prandaj politikanët nuk kanë qenë kurrë të gatshëm t’i hyjnë reformës në drejtësi, sepse është si të sharrojnë degën ku rrinë. Ne i hymë dhe e bëmë, e aty filloi krisja e koalicionit”- tha Rama.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...