Rama në Devoll: Programi i Bashës s’ka brenda amerikanë e gjermanë, por shejtanë

18 Qershor 2017, 18:21Politika TEMA

Në takimin e tij me simpatizantë të Partisë Socialiste në Devoll Rama tha se në programin e Bashës nuk ka amerikanë e gjermanë, por të njëjtin shejtan të politikës së vjetër.

“Programi i tij nuk ka brenda as gjermanë e as amerikanë, por të njëjtin shenjat të politikes së vjetër, gënje sa të
 mundesh për të marrë votat dhe pastaj bëj çfarë të duash me votat që të japin”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se që të ndërtohet shtet duhet që administrata të mos konsiderohet si plaçkë dhe qytetari të marrë me çdo kusht shërbimin që i takon në çdo zyrë.

Kreu i Qeverisë lexoi edhe një deklaratë të Partisë Demokratike ku në të cilën sipas tij listoheshin rekordet e Bashës. Rama tha se lideri i opozitës ka thyer rekord për demokratët pasi ka ecur në këmbë 3 orë e 15 minuta, gjë që sipas tij tregon se Basha nuk e do timonin por një palë këpucë.

“Po lexoj një deklaratë e PD ku thuhej: Rekordi i Bashës 15 km në këmbë, qindra takime, e nisi në mëngjes në orën 9 në Kamëz, eci në këmbë në Laprakë.

Komunikata e PD thotë se Basha ka thyer rekord ku për 3 orë e 15 minuta ka ecur në këmbë. Berisha thyente rekorde për të ecur në ujë, Basha thyen rekorde në këmbë, mbase ka dashur të thotë se unë nuk e dua timonin se eci në këmbë, dua këpucë”, tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje