Rama nga Korça: Kush do ta bëjë sot Shqipërinë? Luli, Petriti, Beni?

18 Qershor 2017, 21:26Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në një takim elektoral me simpatizantë të PS-së në qytetin e Korçës, ku tha se Shqipërisë i duhen më shumë se sa broçkullat për tu zhvilluar.

“Kush do ta bëj sot Shqiprinë Luli, Petriti, Beni? Kush do ta çojë përpara Shqipërinë, keni që në 1991 që i dëgjoni janë po ata, ju thonë të njëjtat gjëra.

Si ka mundësi që prej çerek shekulli ju përsëritën të njëjtën gjë dhe e lanë Shqipërinë në prag të humnerës, dhe vijnë vërdallë sikur papunësia e korrupsioni lindën 44 muaj më parë, vijnë vërdallë sikur janë shpëtimtar por janë po ata fytyra e plane që duan vetëm një gjë votën për t’ju bërë gropën”  – tha Rama.

Ai foli edhe për reformën në drejtësi ku tha se partitë nuk e duan reformën në drejtësi sepse nuk i lejon të të fusin në universitete ata që i duan për votën, dhe se nuk ka të ardhme për partitë që duan ti marrin shqiptarët peng.

Pengjeve të tyre i them votoni PS-në, në 26 qershor Shqipria do jetë e shqiptarëve jo e pushtetarëve.

Na ka rënë numri dy është numri ynë është simboli i Shqipërisë Europiane është edhe simboli i demokratëve, demokratët po votuan numrin 6 nuk do marrin asgjë, po votuan 2 do fitojnë betejën e madhe për Shqipërinë që duam” – tha Rama.

Korçë – Hap dyert teatri i rilindur Andon Zako Çajupi, një teater europian siç e meriton Parisi i Vogël i Shqipërisë

1 komente në “Rama nga Korça: Kush do ta bëjë sot Shqipërinë? Luli, Petriti, Beni?”

  1. USA says:

    Pse do ta besh ti Shqiperine or Piktor po ti mos kishe LSI dot do te ishe akoma ne opozite or budall. Pse do ti harroje populli qe I futur ne burk per 30 mije lek te vjetra e te tjere budalliqe qe ke bere asshole

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje