Sondazhi, Zaloshnja: Nëse zgjedhjet zhvillohen sot PS merr 70 +/- 2 mandate

Analisti Eduard Zaloshnja ka publikuar gjetjet e sondazhit të fundit të realizuar prej tij, me rreth 4000 të anketuar në të gjithë vendin, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sot.

Sipas tij, rezultatet e këtij sondazhi nxjerrin fitues PS e cila merr 70 +/- dy mandate. Ndërkohë një shifër e lartë vijon të mbetet ajo e atyre që refuzojnë zgjedhjet.

Nga Eduard Zaloshnja

Në dy ditët e fundit zhvillova një sondazh elektronik me 4000 të anketuar, të shpërndarë në të gjitha qarqet. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor në nivel kombëtar për këtë sondazh është plus/minus 2%.

Nga sondazhi rezultoi se 25% e zgjedhësve me banim në Shqipëri janë të vendosur të mos votojnë në zgjedhjet e kësaj radhe, ndërsa 10% të tjerë janë ende të pavendosur nëse/për kë do të votojnë.

Duke ndërthurur të dhënat e detajuara të sondazhit me historikun elektoral të çdo qarku, bëra një projeksion probabilitar të mandateve (duke presupozuar se zgjedhjet janë sot). Në skenarin me probabilitet më të lartë, PS-ja do të rezultonte sot parti e parë me 46% të votave në rang kombëtar dhe me 70 mandate. Në dy skenarë të tjerë, me probabilitet disi më të ulët, PS-ja do të rezultonte e para, por me një mandat më pak ose më shumë se 70. Ndërsa në dy skenarë edhe më pak të mundshëm probabilisht, PS-ja do të rezultonte e para, por me dy mandate më pak ose më shumë se 70.

Në figurën e mëposhtme është paraqitur kurba e funksionit të përafërt të densitetit të probabilitetit për intervalin e mandateve që mund të merrte PS-ja, në qoftë se votimi do të ishte kryer sot.

Ky grafik tregon përmbledhtazi që, në qoftë se do të votohej sot, me siguri statistikore 95%, PS-ja do të rezultonte në intervalin 70 plus/minus 2 mandate.

Sidoqoftë, deri në ditën e zgjedhjeve, duhet të kalojë edhe një javë (java më intensive e fushatës), dhe gjërat mund të ndryshojnë. Mos të harrojmë se plot 10% e zgjedhësve me banim në Shqipëri janë ende të pavendosur nëse/për kë do të votojnë.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/290782-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/290782.jpg","attachment_id":"708364"}]

19 komente në “Sondazhi, Zaloshnja: Nëse zgjedhjet zhvillohen sot PS merr 70 +/- 2 mandate”

  1. Milo says:

    Kjo kuptohet edhe pa sondazh!!

    1. Skypion says:

      Partia Socialiste,ne rastin me te mire,nuk i afrohet 70 mandateve.Ky eshte nje fakt,qe e nxjerrin te gjitha sondazhet.Paperjashtim.
      Por,ky eshte nje fakt,qe del nga vete sondazhet e brendshme te bera nga vete Partia Socialiste.
      Eshte qesharake,kur shikon sondazhin e shamanit te statistikave te “Rilindjes”, Zaloshnja,qe jo vetem nxjerr rezultatet qe kundershtojne gjithe sondazhet e bera nga aktore te trete,por edhe ato te vete Partise Socialiste…!!!
      Por,nuk kemi nevoje per sondazhe,qe gjithsesi jane shume te pabesueshme ne terrenin shqiptar – ketu nuk e kam fjalen per sondazhet e porositura per diversion e propagande qe ben Eduard Zaloshnja;por per ato te bera nga kompani serioze.
      Mjafton te veresh shperfyryrimin,percudnimin total te Edi Rames,per te kuptuar se ai vete i pari eshte i bindur qe as ne enderr nuk i afrohet shifres 70 te mandateve.
      Eshte kjo arsyeja,se pse Rama eshte aq i deshperuar,sa t’i beje thirrje Policise se Shtetit te beje fushate per Partine Socialiste.
      Deshperimi qe ka kapluar Ramen eshte konstant e konsistent.Ai shprishet vetem nga ca momente luciditeti.Sic ishte rasti i kerkimit te ndjeses,diten e djeshme,kur te gjithe i thane se kishte bere gafen me te madhe qe mund te beje nje Kryeminister ne fushate zgjedhore.E cila gafe,nuk eshte gafe,por krim.Sepse,t’i besh thirrje Policise se Shtetit te beje fushate per partine ne pushtet,eshte kriminale.
      Edi Rama,e beri.E beri,por do ta paguaje shume shtrenjte.Nuk do t’i falet.Deshperimi ku ka rene dhe paniku qe e ka kapur,nuk jane argumente per ta falur.
      Me kot lodhen Zaloshnjeria t’i jape zemer Rames dhe turmes se vet besnike.
      Edi Rama,sidoqe te dalin rezultatet,nuk do te jete me Kryeminister i Shqiperise.
      Edi Rama,edhe nese Partia Socialiste,del force e pare, nuk do te jete me Kryeminister i Shqiperise.
      Sepse,ne cdo rast do t’i duhet te beje koalicion.E askush,nuk do te pranonte qe te bente koalicion me Ramen perseri Kryeminister.
      Shpresa e vetme e Rames,eshte PDIU-ja.Edhe me PDIU-ne,Partia Socialiste,nuk i kap dot 70 mandate.
      Edhe ne rastin e Koalicionit te Madh,PD-PS,Rama perseri nuk do te ishte Kryeminister.Kjo eshte vendosur e vulosur tashme,nga ata qe i njohin mire keto pune.Rames i eshte bere e ditur kjo.
      Jua them une: nese rrethanat paszgjedhore do te kushtezonin nje Koalicion te Madh,PD-PS,ky do te behej ,por pa Ramen Kryeminister.Nuk mund te beje kurre koalicion Basha,ku Rama te ishte Kryeminister.
      Mbajeni mend mire kete qe po ju them.
      Prandaj,Rama bertet me deshperim,se s’kane c’i duhen me pak se 71 mandate.Per Ramen,si 50 si 60 si 70 mandate njesoj jane.
      Ose 71 mandate,ose hic!
      E thote,sepse e di shume mire,qe po si mori 71 mandate,nuk mund te jete me Kryeminister,ne asnje variant,ne asnje opsion,ne asnje kalkulim.NUK.
      Shanset me te medha,nga te gjithe,per t’u bere Kryeminister pas 25 qershorit, i ka Lulzim Basha.
      Keto shanse jane bere,pothuaj,te sigurta,tashme qe PS dhe LSI kane arritur ne piken,nga ku nuk mund te kete kthim pas.
      Deri para pak ditesh,edhe une mendoja,se varianti i nje koalicioni PS-LSI,pavaresisht akuzave te deriatehershme mes njera tjetres,ishte me i sigurti.
      Por,zhvillimet e diteve te fundit,e perjashtojne kategorikisht nje koalicion qeverises PS-LSI.
      Vec ne rast,se Edi Rama dhe Ilir Meta,do te cmendeshin,ne kuptimin e pare (medikal) te fjales.
      Duke patur parasysh,qe Lulzim Basha,mori mbeshtetje nga Presidenti i SHBA-se,bash ne kulmin e fushates,kjo i ka bere te gjithe aktoret politike,ta shohin Lulzim Bashen si Kryeministrin e ardhshem.Madje edhe Meten ta pranoje si te tille.
      Ka dy dite qe ne gazeten mbeshtetese te Ilir Metes,”Koha Jone” e Lesit,po shkruhet si per nje fakt te kryer per Bashen Kryeminister.
      Eshte e sigurte,se kjo kthese e forte e zhvillimeve ne kulmin e fushtates,e ka bere Ramen te kaloje ate moment cmendurie,sa t’i bej thirrje Policise se Shtetit te marre pjese ne fushate per Partine Socialiste.
      Keshtuqe e ka te kote shamani Zaloshnja.Nuk mund t’i jape zemer atij qe e ka leshuar ate.

      1. ATDHETARI says:

        Shume paske thene more Skypion, asgje s’paske thene, sepse asnje lloj formule, pa votat e Ps, nuk behet 71-shi magjik qe te marre timoni Luli i vockel, ndaj eshte e kunderta e atyre qe thua ti. Rama eshte K/M me cdo lloj % qe do marre, mjaton te jete force e pare, ashtu sikur dhe dihet qe eshte force e pare… Si do ta formoj qeverine do thuash ti Skypion, ta thote shoku ty. Kur shume kandidate te PD-se po e braktisin kte force ne kulmin e fushates dhe bejne thirrje me votu Ramen, mendon se nuk do braktisin te tjere ate pas zgjedhjeve, ne kembim te ndonje posti, mjafton ti plotsojne Rames shifren magjike 71 ??? 😉 Ah dhe dicka. Mos bej humor anglez, kur thua mbeshtetjen e Trump ne pikun e zgjedhjeve, se u mekem tuj qeshur me foton e Lulit, qe su dha as 1 second filmim dhe su tha nje fjale e vetme ne VOA ! Rishkruhemi dt 26 Mars. Deri atehere, knaqu me endrren; Luli K/M 😀

  2. tironci says:

    Po sikur mos te jete keshtu realja a je burre mos meresh me me keto sondazhe qesharake? A se kupton qe ka perenduar dhe koha jote?

    1. Satazhisti says:

      Me qarte se kaq nuk thuhet

  3. true says:

    Silas sondazhit tim rezulton qe ps te marre 75 _+ 2 . Sidoqofte le te presim daten 25.

  4. orient says:

    …po te rrish me bazen do te kishe te tjera klasifikime…zhgenjyes.

  5. Emiljano says:

    Ik plako dhe bej nonji pun tamam ti japesh napak shoqerise,mos u merr me perralla se si hyjne ne pune as dreqit

  6. Faro says:

    Si ka mundesi te mos kuptojne shqiptaret se kush ka pasion per te bere shtet dhe cilet jane ata qe u perkushtuan familarisht te godasin shtetin dhe akoma me sh ta SHKATERROJNE ate.
    Shembujt jane pafund

    1. adi says:

      Faro
      Ke te drejte byrazer
      Si mund te besh shtet me vrases trafikante e tutore ne parlament dhe kryetare bashkish . Te lirosh nga burgu per zgjedhje serial killera.
      Te debosh nga shqiperia 200 mije njerez dhe nga ata qe ngelen duan akoma dhe 56% tja mbathin nga syte kembet.
      Te premtosh se je kunder mbetjeve dhe kur e ke ne dore te duash ta besh shqiperine halene e europes.
      Te mbushesh shqiperine me hashash, te mos besh asnje km rruge, ne vend te shendetesine falas te vjedhesh 400 milione €. Te premtosh 5 here se do besh rrugen e kombit dhe ta premtosh prape per te gjashten here prape per fushate te premtosh se do heqesh koncesionin e rinasit per te ulur cmimet po ne fakt e zgjat dhe me 2 vjet te tjera duke ritur cmimet.
      Si ka mundesi mos te kuptojne keta njerez

  7. Faro says:

    Fakti qe 25+ 10% e shqiptareve nuk dt votojne, pra 65% e me sh do votojne, tregon shume shlume ….. se cili fiton. Zaloshnja….. Ju lumte!

  8. arjan caushi says:

    Mashtrimet e Zaloshnjes….PS merr 77+_3 dhe PD 45 +_3

  9. Like floriri me bllok ne dore says:

    Po ik o Zaloshnje se edhe ne sondazhet e 2013 e nxirrje koalicionin e majte 72-73 deputet ti dhe mori 83,tani e nxjerr PS 70 +-2 dhe ta shikosh kur te marri mbi 74.

  10. lulashi says:

    Po Lesheline pa gje e nxorret mo?

  11. Sondazhi says:

    Në fakt, nuk ka rendesi sa % te jep sondazhi në nje moment X, por DINAMIKA në ate moment. PS eshte rritur me 3% në nje jave : nga 45 në 48%. NESE ruhet kjo dinamikë edhe javen tjeter, më 25 qershor PS kap mbi 50% qe do të thote automatikisht MBI 70 mandate.
    Gjithshka luhet kete jave.

  12. Fotaqi says:

    A prape me kete bolen ju me zaloshnjen??? Mero nje dhe ky kari dy, vetem kur tja rrase ne bythe rama tani se ska ngeleur gje tjeter. Gjithe bota kunder keta thone fiton. Edhe ne kohen me te mire te veten rama mori 64 deputete.
    Llogarit tani pas 4 vjet vjedhje ne beqen e me ahmetajn e me mijra ton hashash te mbjellur e te shitur

  13. shaqo says:

    O Zaloshnja,
    Nuk mundet te marresh 70 deputete me 46% te votave. Parti e pare mund te jesh.

  14. ATDHETARI says:

    Zaloshnja dhe zgjedhjet e kaluara, gaboi me – 7-8 deputete per koalicionin e majte. Kjo me shton besimin dhe sigurine qe Rama do jete sigurte afer 80 mandate….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *