Takimi i LSI në Manzë, “zbutet” Ilir Meta: Drejtimi i ri është LSI, parti që mban fjalën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me banorët e Manzës, ku kandidatët për deputetë të qarkut Durrës prezantuan programin elektoral të LSI-së.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili theksoi në fjalën e tij se Shqipërisë i duhet një politikë e mençur që e nxjerr vendin nga ky lloj stanjacioni.

Sipas  Metës, e vetmja rrugë për të ecur përpara dhe për t’i dhënë Shqipërisë një frymëmarrje të re demokratike, ekonomike, shoqërore është LSI.

“Drejtimi i ri është LSI, parti që mban fjalën, parti që kujdeset për njerëzit, parti që është kundër përçarjeve kundër konflikteve. Na duhet një politikë e mençur, na duhet një politikë jo për televizione e jo për të bërë lajme por një politikë që e nxjerr vendin nga ky lloj stanjacioni. E vetmja rrugë për të ecur përpara, e vetmja rrugë për t’i dhënë Shqipërisë një frymëmarrje të re demokratike, ekonomike, shoqërore është LSI”, tha Meta.

 Ndërsa, kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të LSI në qarkun Durrës, Lefter Koka, u shpreh se LSI ka përfaqësuar forcën politike që ka dëshira për të zgjidhur problematikat dhe se 25 qershori është një datë shumë e rëndësishme dhe do të bëjë ndryshimin e madh për të ardhmen e fëmijëve të Shqipërisë.

“Unë besoj ajo që ka përfaqësuar LSI në këto vite është dëshira për të zgjidhur problematikat. Nëse nuk di të dëgjosh dhe të komunikosh, nuk mund të gjesh as zgjidhje. Boll të kesh dëshirën e mirë për të punuar. A mundet sot në një vend evropian në vitin 2017 të flasësh për tepsi e për tenxhere? 25 qershori është një datë shumë e rëndësishme dhe do të bëjë ndryshimin e madh për ë ardhmen e fëmijëve tanë”, tha Lefter Koka.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Takimi i LSI në Manzë, “zbutet” Ilir Meta: Drejtimi i ri është LSI, parti që mban fjalën”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    LSI nuk mund te thyej rekordin boteror,ne ” kercim se gjati” !
    Meta nepermjet fushates,kerkon te fitoj autoritetin e Presidentit serios,autoritar,te perafert me ate mbajti ne LSI.
    Mund te thuhet se e ka humbur ekuilibrin e qetesise dhe maturise.
    Vendi i Presidentit kerkon perfaqsimin jo partiak,ku duhet pranuar se per Meten eshte e veshtire.
    Ai duhet te zgjedh divorcin me LSI ose me postin e Presidentit !

  2. Populli says:

    Devizat hipokrite te Iliri Metes:
    “Politike e mencur”, dmth, ha nga te dy krahet
    “Parti qe mban fjalen”, dmth., qe po i dhe voten, te gjen nje vend ne administrate, edhe sikur te jesh qorr
    “Parti qe kujdeset per njerzit” dmth., listen e militanteve nuk e le pa e shperblyer, edhe sikur te jene kriminele
    “Parti qe nxjerr vendin nga stanjacioni”, dmth., faluni ketu tek kjo parti per te shuar zenkat karakteristike te politikaneve shqiptare dhe per kete, kushti eshte qe Ministria e Transportit e te jtjera si kjo te jene prone e LSI-se.
    Shkurt, LSI u krijua si nje Sipermarrje Avokatie qe kushtezon te gjithe sistemin politik te Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *