Aleati i Bashës çon Metën në Gjykatë: Ka shkelur në 4 raste Kushtetutën, t'i ndërpritet mandati i presidentit...!

19 Qershor 2017, 08:17Politika TEMA

Kryetari Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, aleat i kreut të PD Lulzim Basha, ka derguar ne Gjykaten Kushtetuese një kerkese padi kunder presidentit te zgjedhur Ilir Meta.

Ai kërkon nderprerjen e mandati presidencial të Metës, sepse sipas tij, “ka shkelur ne 4 raste Kushtetutën”.

Statusi i plotë:

Miq dua tu bej me dije se: Partia Konservatore ALBANIA ka derguar ne Gjykaten Kushtetuese kerkese Padi kunder Presidentit te zgjedhur me 87 vota ne parlament Zotit Ikur Meta per t’iu nderprere mandati presidencial sepse ka shkelur ne 4 raste Kushtetuten e Republikes se Shqiperise.

Neni 89 i Kushtetutes se Shqiperise ndalon:

Zgjedhjen e nje qytetari Shqiptar qe nuk ka dhene doreheqjen nga posti i a) Deputetit b) kryetarit te nje partie politike e aq me shume kur personi qe zgjidhet president ne germen dhe frymen e kushtetutes vazhdon te jete Kryetar i kuvendit te Shqiperise e po ashtu mbetet aktiv ne fushaten elektorale te zgjedhjeve te dates 25 Qershor 2017.

Konservatoret zyrtarisht kane njoftuar Ambasaden Britanike & Amerikane ne Tirane. Kryetarin e opozites zotin Lulzim Basha si dhe disa televizione.

vo. Kerkese padia eshte bere me daten 08.06.2017

Le te shpresojme se zoti Ilir Meta do te dorehiqet nga posti i Presidentit te Republikes se Shqiperise, pasi kerkesa e ndjeses nga ana e tij nuk e ndalon Gjykaten Kushtetuese te realizoje nje gjykim objektiv te shkeljes se nenit 89 te Kushtetutes.

6 komente në “Aleati i Bashës çon Metën në Gjykatë: Ka shkelur në 4 raste Kushtetutën, t’i ndërpritet mandati i presidentit…!”

  1. miu says:

    Une e di qe president ne detyre eshte bujari…?!

  2. Emer says:

    Sipas Kushtetutes, presidentit i fillon mandati ne momentin qe ben betimin. Ne rregull qe Like hajduti ben fushate per LSI por eshte totalisht e papranueshme qe ben fushate per gjerat qe do beje ose nuk do beje kur te jete President!
    Ai duhet te fokusohet vetem te gjerat qe do beje ose nuk do beje LSI gjate 4 viteve nqs fiton zgjedhjet (qe me duket utopi)!

  3. krysho ludovik says:

    KY qenka si Hamid Matjani

  4. Agron says:

    nuk eshte akoma president qe kshu ke bere nje padi kot

    1. Robi says:

      Eshte akuze qe duhet te vleresohet nga kostitucionalistet e kushtetueses e jo nga Agronat e rruges apo te LSI-se.

  5. Beluli says:

    Like Meta-j nuk ploteson kriteret per te qene president i shqiperise dhe eshte koha qe votimi i tij te anullohet,ne baze te shkeljeve qe me te drejte zoti Gjuzi i nenvizon dhe i eshte drejtuar gjykates kushtetuese.Pas zgjedhjeve dhe daljes se rezultatit,kur do i iki kapaku i kokes dhe ajo cike mendje qe i ka mbetur,le ta zgjedhe leshelija president nderi te saj,me qetesi e dashuri.Dhe kjo, po i shpetoi si dhe here tjeter ligjit dhe drejtesise,per aqsa ka bere deri tani ne kundershtim me te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje