ANALIZA e portalit rus/ Sputnik përkrah një koalicion Basha-Vasili pas zgjedhjeve: Rama, njeri i Turqisë!

Portali rus Sputnik ka publikuar një analizë për zgjedhjet në Shqipëri, ku thekson se Edi Rama nuk do të ketë mazhorancën për të formuar qeverinë.

Brankica Rustiç, e “ngarkuara” që shkruan përgjithësisht komentet mbi shqiptarët, thekson në analizën e saj se më 26 qershor Shqipëria do të gdhihet pa një mazhorancë absolute dhe Shqipëria mund të kthehet në vatër destabiliteti për të gjithë rajonin e Ballkanit por edhe Europën.

Ristiç, analizën e saj e bazon tek qëndrimet e “analistëve lokale” por nuk citon asnjërin me emër.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili është shfaqur si një udhëheqës kombëtar të shqiptarëve në rajon po drejton një betejë serioze për mbijetesë”, shkruan Sputnik në analizën që e titullon: “Ja si do të shkaktojnë tërmet në Ballkan, zgjedhjet shqiptare”.

Brankica Ristiç thekson se pas zgjehdjeve nuk do të ketë një koaliciont ë madh ndërmjet PD-së dhe PS-së dhe për këtë sërish i referohet “analistëve lokale”.

“Basha, pas vizitës së tij në Amerikë, ku ai ka karrë mbështetje njoftoi se nuk do të jetë bashkëpunim pas zgjedhjeve me partinë e Ramës, kështu që PD i mbetet altnernativë të mbështetet në pale të tretë udhëheqëse në Shqipëri – siç është Lëvizja Socialiste për Integrim, me Petrit Vaseljn që do të marrërreth 13 përqind dhe koalicioneve të vogla” që rezultojnë në rreth pesë për qind të votave në këto zgjedhje”.

Sipas Sputnik ende rreth 33 përqind e shqiptarëve janë të pavendosur dhe Edi Ramën e quan “Njeri të Turqisë” kurse Bashën si “njeri i Trump”.

Sputnik është kontraditore në analizën e saj, pasi edhe thotë se Basha po sulmon LSI për tí marrë elektorat e më pas thotë që do të ketë koalicion me partinë e Petrit Vasilit.

Por më shumë sesa një analizë faktike apo të mbështetura në argumente e shifra, portali i Kremlinit tregon me shkrimin e botuar sot pikërisht preferencën e Rusisë në zgjedhjet e 25 qershorit. Dhe preferenca ruse duket hapur: Edi Ramën nuk e duan kryeministër. Rusët po  vëmë past për një koalicion Basha-Vasili. A do tí dalë fjala?!(Tesheshi.com)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...