BATUTAT/ Rama-Veliaj: Të votosh PD-në është si të luash lojën “Balena Blu”

19 Qershor 2017, 19:20Politika TEMA

Nuk rreshtin batutat e kryeministrit Edi Rama me te cilat fshikullon kundershtaret e tij politike.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama ironizuan sot fushatën e Partisë Demokratike me lojën vetëvrasëse të ‘Balenës Blu’.

Në takimin e PS me elektoratin sot pasdite nga Kashari, i pari ishte Veliaj që e cilësoi faktin që të votosh PD-në, është sikur të luash lojën, ‘Balena Blu’.

E keni dëgjuar atë lojën e tmerrshme, balena blu, sot të votosh PD është si të luash balenën blu. E fillon me një gërvishtje, tek niveli i parë, niveli i dytë tatuazhin e Saliut, tek niveli 50 hidhemi të gjithë në greminë.

Nuk luajmë balena blu me PD, nuk luajmë lojëra psikologjike me njerëz që në çdo nivel ja bëjnë jetën më ferr banorëve dhe qytetarëve. Ka vetëm 1 të ardhme dhe nuk është lojë, është e ardhmja për Shqipërinë që duam, për Tiranën që duam dhe imagjinoni sa më shumë mund të bëjmë kur Edi Rama është kryeministër me mbi 71 mandate,” deklaroi Erion Veliaj.

“Vota per PD si te luash ate lojën, Balena Blu”, përforcoi me pas Rama.

Kujtojmë që “Balena Blu” është një lojë që i ka marrë jetën të paktën 130 të rinjve nga e gjithë bota. Kjo lojë të ofron nga një sfidë për çdo ditë, ndërsa sfida e ditës së 50-të, asaj të fundit, është të kryesh vetëvrasje.

Viktima të pjesshme të lojës ka pasur dhe në Shqipëri, ndërkohë që media ka informuar mbi rreziqet e lojës.

1 komente në “BATUTAT/ Rama-Veliaj: Të votosh PD-në është si të luash lojën “Balena Blu””

  1. Lili says:

    Eshte jo vetem skandal po papergjegjeshmi totale ´promovomî qe keta te dy ,ashtu si shtypi shqiptar i bejne kesaj loje vdekpruese.
    Hallabellik total.
    Aspak dignitetshme per Njeshin e nje qeverije e Njeshin e nje kryeqyteti te nje vendi evropian..
    as ne fund te botes anadolleke nuk gjen keso shprehje plot idiotsi si keto fjale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje