Demiraj kërkon shkarkimin e 3 shefave të Policisë pas incidenteve të fundit

19 Qershor 2017, 18:22Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, kërkoi sot shkarkimin e 3 shefave të komisariateve të policisë në rajonet, ku kanë ndodhur incidente gjatë fushatës zgjedhore (Pukë, Dibër dhe Gramsh).

Zoti Demiraj tha se po bashkëpunon ngushtë me prokurorinë për të zbardhur krimet elektorale, dhe se policia ka marrë të gjitha masat për një proces zgjedhor sa më të rregullt.

“Incidentet e ditëve të fundit në dëm të veprimtarëve politikë të LSI-së gjatë fushatës zgjedhore po hetohen me intensitet nga policia, që të zbardhen sa më parë, për të kthyer sa më shpejt qetësinë në fushatën zgjedhore” – deklaroi për “Zërin e Amerikës” ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, i cili theksoi angazhimin e forcave të rendit për të përmbushur detyrat kushtetuese dhe ruajtjen qetësisë për mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore.

LSI ka kërkuar largimin nga detyra të drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit dhe të disa drejtuesve vendorë të policisë në qarqe.

Nga ana e tij, ministri Demiraj tha se edhe ai ka kërkuar shkarkimin e disa drejtuesve të policisë në qarqet, ku kanë ndodhur incidentet.

Zoti Demiraj thotë se bashkëpunimi i policisë me prokurorinë në zbardhjen e incidenteve ka qenë shumë i mirë, dhe të dy institucionet i kanë ftuar qytetarët të denoncojnë cdo përpjekje për manipulim të zgjedhjeve.

Ministri i brendshëm i Shqipërisë tha se marrëveshja e fundit Rama-Basha ka ndikuar pozitivisht për një fushatë sa më të qetë dhe nga ana e tyre forcat e rendit kanë marrë të gjitha masat për të siguruar një proces zgjedhor normal.

12 komente në “Demiraj kërkon shkarkimin e 3 shefave të Policisë pas incidenteve të fundit”

  1. zani partizani says:

    Si mund ti shkarkosh konisaret pa perfunduar hetimi mor idiot!

  2. izmi hodi says:

    Policia është në mbështetje të plotë të qytetarve dhe gjithë komunitetit për të neutralizuar dhe shmangur cdo lloj incidenti që mund të përbëjë rrezikshmëri për jetën, shëndetin e qytetarve në këtë kohë tensioni politik në prag të zgjedhjeve.

  3. Ardi pg says:

    policia eshte instuticioni me i besuar .mos e fyej punenesaj me paaftedine tende si minister

  4. klaidi hoxha says:

    policia ka ber detyren perfekt, nuk ka te shar un mendoj der tani. institucioni qe eshte prane qytetareve, jo prane pushtetareve.

  5. Ernaldo says:

    Demuraj nuk di cfar thote ,Policia e shtetit nuk mund te behet tabel qitje e PD dhe te sulmohet here pas here.E vetmja përgjegjësi që duhet të ketë polcia është se nuk duhet të lejojë askënd brenda rradhëve të organizatës së policisë që të përfshihen në procese elektorale si dhe të godasin cdo lloj veprimi të dënueshëm nga kodi penal

  6. Luan Dautllari says:

    policia drejtohet nga nje minister i paafte . mos fyej pune e polceve me paaftesine tende

  7. izmi hodi says:

    Policia është në mbështetje të plotë të qytetarve dhe gjithë komunitetit për të neutralizuar dhe shmangur cdo lloj incidenti që mund të përbëjë rrezikshmëri për jetën, shëndetin e qytetarve në këtë kohë tensioni politik në prag të zgjedhjeve.

  8. Ardi pg says:

    Policia është në mbështetje të plotë të qytetarve dhe gjithë komunitetit për të neutralizuar dhe shmangur cdo lloj incidenti që mund të përbëjë rrezikshmëri për jetën, shëndetin e qytetarve në këtë kohë tensioni politik në prag të zgjedhjeve. kjo meriton perkrahje

  9. albi Molla says:

    Policia eshte duke bere detyren. Eshte nje pun e palodhur nga ana e saj.

  10. toni bica says:

    policia esht instituconi me ibesuar i shqipetareve dhe kete e ka treguar me oune , askush nuk mund te nderhyje dhe akshu nuk mund te bje presion asaj..

  11. Erion says:

    Policia keto dite po behet shenjester keto dite per para fushaten,frika e partive ju faturohet policia s shtetit

  12. vlora.vlora says:

    po ca mereni me kete trapin qe vuan nga deliri madheshtise,dhe ca dite dhe do vete te McDonald’s prape

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje