FOTO/ Tifozët hedhin Dollarë në portën e Donnarummës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ndeshja me Danimarkën për Europianin e 21-vjecarëve duhet të ishte një ditë e gëzueshme për Donnarumën që debutoi me të kaltërit në një kompeticion të rëndësishëm por në fakt u shndërrua në një tjetër seri dramatike të telenovelës së tij me Milanin, teksa një grupim tifozësh hodhën drejt portës së mbrojtur nga portieri disa dollarë fallso duke nënkuptuar largimin e tij nga kuqezinjtë për para.

Një veprim që la të shtanguar Donarumën të cilin tifozët e Milanit i kanë ngjitur dhe nofkën Dollaruma, por që gjithsesi nuk ndikoi në paraqitjen e tij në fushë.

Gjithsesi kritikat e vazhdueshme ndaj portierit të Milanit për mosrinovimin e kontratës kanë nxitur të flasë dhe menaxherin e tij Mino Raiola, i cili ka bërë të ditur se klienti i tij ka marrë dhe kërcënime me vdekje.

Raiola ka theksuar se dëshira e futbollistit ishte të qëndronte te kuqezinjtë por deklarata në formë urdhëruese Max Mirabelli “Firmos ose do të përfundosh në tribunë” pati një ndikim negativ te portieri, i cili i gjendur nën kërcënimin e drejtuesit kuqezi vendosi që të mos rinovojë me klubin.

Sipas Raiolës nuk ka asnjë marrëveshje me Realin e Madridit por ka oferta të shumta për shërbimet e 18-vjecarit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *