Koçi: Incidentet si me porosi për të bërë presion mbi policinë dhe përdorur paratë e korrupsionit për blerjen e votave

Kryetari i PSV ’91 Petro Koçi komenton incidentet e fundit në fushatën elektorale, dhe kërkon që organet kompetente t’i hetojnë dhe zbardhin sa më shpejt ato.

Njëherësh për të, incidentet e ndodhura deri më tani janë si me porosi për të justifikuar presionin mbi policinë.

Koçi thotë se përmes këtij presioni politik kërkohet stepja e policisë, në mënyrë që politika të ketë dorë të lirë për futjen në përdorim të lekëve të korrupsionit për të blerë votën.

Ai ka bërë thirrje që politika të ndalë presionin mbi policinë, ndërkohë kërkon që kjo e fundit të mos trembet por të zbatojë pa asnjë mëdyshme ligjin për këdo.

Çdo incident duhet të hetohet me profesionalizëm dhe partitë të heqin dorë nga hetimet politike me konkluzione të parapërgatitura.

Dhuna është e papranueshme!

Por mendoj se incidentet po ndodhin si me porosi për të justifikuar presionin politik mbi policinë, në mënyrë që ajo të stepet dhe të mos hetojë krimin elektoral.

Rreziku i kësaj fushate është përdorimi i parasë së vjedhur me korrupsion për të blerë votat e qytetarëve.

Policia duhet të përqëndrohet te kjo figurë kriminale për të mos lejuar kompromentimin e zgjedhjeve.

Prandaj ajo nuk duhet të trembet nga presioni i organizuar që po ushtrohet mbi të.

Taktika e presionit mbi uniformat blu është mirefilli një manovër politike .

Hetimet mbi incidentet e ndodhura të zbardhen sa më shpejt”, deklaroi Koçi.

 

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *