Kupa Konfederatave/ Gjermania mposht me vështirësi Australinë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Gjermania ka fituar ndeshjen e parë në Grupin B ndaj Australisë me rezultatin 3-2 në Kupën e Konfederatave “Rusia 2017”.

Goli i parë u shënua në fillim të ndeshjes me anë të Lars Stindl, i cili shënoi në minutën e pestë pas asistit të Jualian Brandt.

Megjithatë, Australia arriti të barazoj rezultatin në minutën e 41 me anë të Tom Rogic që shënoi një mjaft të bukur.

Ishte Julian Draxler, i cili në minutën e 44 ktheu epërsinë e Gjermanisë pas një goli të shënuar nga penalltia dhe dërgoi kombëtaren e tij në pushim në avantazh.

Në pjesën e dytë, u shënuan edhe dy gola tjera, ku fillimisht ishte Gjermania që ngriti epërsinë në minutën e 48 me anë të Leon Goretzka, i cili u shërbye nga Joshua Kimmich.

Deri në fund të ndeshjes u shënua edhe një gol nga Tomi Juric, i cili shënoi në minutën e 56 dhe vulosi fitoren e Gjermanisë me rezultatin 3-2.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *