Padia e gjyqtarëve, reagon Moisiu: Tendencioze, gjyqtarët nuk duan t’ju gërmohet e kaluara, pranimi i ankimimit nga Kushtetuesja, shqetësues

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish-presidenti Alfred Moisiu teksa komenton padinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve për reformën në drejtësi, thotë se pranimi i ankimimit nga Kushtetuesja është shqetësues, pasi gjyqtarët nuk duan që të gërmohet e kaluara e tyre.

“Padia e gjyqtarëve e prokurorëve është tendencioze, pasi tentohet të preket vettingu.

Kjo padi ka qëllim të mbrapshtë. Shqetësim përbën edhe pranimi i kërkesës nga Gjykata Kushtetuese.

Duan që dorëheqja të njihet sa të zbulohen fakte ndaj tyre. Shoqata do që të pakësohen kriteret pranuese. Gjyqtarët duan të mos gërmohet e kaluara e tyre. Nga vettingu do të ketë përmirësime në vend ”, tha ish-presidenti Alfred Moisiu.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *