Rama ironizon programin e Bashës: Varianti modern i Sudes është PD. Nuk më intereson timoni, unë flas për busullën

Kryeministri Edi Rama tha nga Kashari se nuk i intereson timoni, por kërkon drejtimin e qeverisë.

 

“Unë s’di t’i jap as makinës, nuk më intereson kurrësesi timoni. Skam pasur kurrë pasion që t’i jap makinës. Kjo nuk ka lidhje, unë flas për busullën. S’merrem me makina, jo motori”, tha Rama.

Mes të tjerash ai ironizoi dhe programin ekonomik të PD-së, që sipas tij është varianti modern i Sudes.

Rama tha se shpreh keqardhjen e tij që politikanët e tjera vazhdojnë, sipas tij, të tallen me njerëzit.

“Do ulim taksat, thotë Luli. Po taksa për biznesin e vogël është zero! Luli mbase mund t’i çojë nën zero”, tha Rama.

Varianti modern i Sudes, është PD. Dhe thonë që e kemi marrë nga Amerika, po ça Amerike! Këta sikur kanë dalë nga Konferenca e Pezës dje, por pa patriotizmin e kësaj konference.

Vetëm rrumpallë mund të bëjnë këto lloj lulesh. Unë nuk u them as anëtarëve të PD që ejani merrni teserën e PS. Unë u them jini kush të doni, por kur shkoni tek zyra e shtetit, keni probleme. Ishin në Vlorë.

E bëjnë Vorën F.F, dy F. Tek Fiqiriu, krushku i Fatmir Mediut. Del partia e Hipotekës dhe thotë duam kaq %. Dhe unë them se nuk duhet t’i kenë partitë zyrat e shtetit.

Po ua them copë, administrata shtetërore në 27 vite nuk u bë dot. Kemi bërë përmirësime të ndjeshme të administratës që është lartë. Po nuk na dhatë fuqinë që të kemi ne timonin. Ca të tjerë duan tepsinë, jo Shqipërinë, se kjo është loja,” pohoi Rama.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *