Reagimi i Bajernit të Mynihut për Ronaldon: Nuk kemi asnjë interesim!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ylli i Real Madridit, kristiano Ronaldo, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, pas polemikave se mund të largohet nga “Santiago Bernabeu” gjatë merkatos së verës.

E përditshmja portugeze “A Bola”, lëshoi bombën të premten në mëngjes duke raportuar se katër herë fituesi i “Topit të Artë”, kërkon të largohet nga Spanja.

Që nga ajo ditë, portugezi ka qenë temë kryesore në gjitha mediat botërore, duke u munduar që të gjejnë arsyen e vërtetë të këtij vendimi të CR7, e që besohet të jetë për shkak të akuzave për evazion fiskal, që dyshohet se ka fshehur 14.7 milionë euro.

Ronaldo është i dëshpëruar me drejtuesit e klubit madrilen, pasi “AS” e “Marca” raportojnë se lojtari është i nervozuar edhe me klubin, pasi ka pritur ta mbrojnë më shumë në këtë çështje.

Pë lojtarin është folur se interesohen Manchester United, Manchester City, Chelsea, PSG-ja dhe klube nga Kina, ndërsa së fundmi u fol edhe për Bayern Munich.

Por këta të fundit kanë reaguar me një komunikatë duke i quajtur thashetheme.

“Thashetheme për Bayern Munichun për qarkullojnë anembanë botës, në media apo edhe në rrjetet sociale. Teknologjia ka bërë qa lajmet të përhapen me shpejtësi, por jo çdo gjë që raportohet është e vërtetë”, shkruhet më tej në reagimin e Bayern.

Për këtë foli edhe shefi ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge.

“Jemi mësuar që të përdoremi si subjekt i spekulimeve të transferimeve. Ne zakonisht nuk i komentojmë thashethemet, por në këtë rast duam të bëjmë të qartë qëndrimin tonë për Cristiano Ronaldon. Këto thashetheme janë të pabaza, janë vetëm fantazi”, shtoi më tej Rummenigge.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *