STATISTIKAT/ Eksportet në lulëzim, rriten 17% për 5-mujorin

Eksportet kanë vijuar me performancën pozitive në pjesën e parë të këtij viti, të udhëhequr nga ecuria e mirë e tre grupeve, “Tekstile dhe këpucë”,  “Minerale, lëndë djegëse e energji elektrike”, si dhe “Materiale ndërtimi dhe metale”, teksa dhe grupet e tjera janë në zgjerim.

Sipas të dhënave të INSTAT, për periudhën janar-maj, shitjet e mallrave jashtë vendit arritën në rreth 111 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 16.7% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tekstile dhe këpucë vijon të jetë grupi kryesor i eksportuar dhe ka përshpejtuar ritmet e rritjes pas një fillimviti të ngadaltë. Sipas INSTAT, eksportet e këtij grupi për 5-mujorin ishin 48 miliardë lekë, me një zgjerim prej 7.5% me bazë vjetore. Eksportet e këtij grupi zinin 43% të totalit, nga 47% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Minerale, lëndë djegëse dhe energji” vijojnë të jetë grupi i dytë më i eksportuar, ndonëse ritmet e rritjes janë ngadalësuar në maj. Për 5-mujorin, ky grup u zgjerua me 31.5% në 20 miliardë lekë. Ndryshe nga viti i kaluar, kur ai vuajti ecurinë e dobët të koniunkturave ndërkombëtare, mineralet dhe nafta kanë pasur një vit më të mbarë në 2017-n.

Grupi me rritjen më të lartë për 5-mujorin është ai i “materialeve të ndërtimit dhe metaleve”, i nxitur nga eksportet e çimentos, por edhe rigjallërimi i aktivitetit të Kurum, (që shpalli procedurat për faliment në shkurt të vitit të kaluar), i cili ka kaluar një pjesë të aktivitetit te kompania Albametal. Ky grup është rritur me 42%, për të arritur në 17.5 miliardë lekë.

Grupi “Ushqime, pije dhe duhan” është rritur me 15% për 5-mujorin, në 10.9 miliardë lekë, duke përshpejtuar ritmet në maj, kur është shënuar një zgjerim prej 33%.

Pozitivisht ka performuar edhe grupi i “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”, me një rritje prej 22% në 5.6 miliardë lekë. Eksportet e makinerive e pajisjeve shënuan një rritje të lartë deri dy vite më parë dhe më pas sektori u ngadalësua ndjeshëm, për t’u gjallëruar sërish këtë vit.

 

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/ecuria-e-eksporteve-sipas-grupeve-grafik1-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/ecuria-e-eksporteve-sipas-grupeve-grafik1.png","attachment_id":"709399"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/eksportet-sipas-grupeve-5m2016-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/eksportet-sipas-grupeve-5m2016.png","attachment_id":"709398"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/eksportet-sipas-grupeve-5m2017-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/eksportet-sipas-grupeve-5m2017.png","attachment_id":"709400"}]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *