Tahiri i përgjigjet "flakë për flakë" kandidatit të LSI-së: Nuk është zakon i shqiptarit të fusë zarfa në xhep

19 Qershor 2017, 16:45Politika TEMA

Kryetari i PS-së për Tiranën, Saimir Tahiri ka reaguar sërish për ngjarjen ku kandidati i LSI-së  Viktor Tushaj shfaqej duke i dhënë një zarf militantit të dhunuar Gjovalin Gjini.

Teksa Tushaj e cilësoi dhënien e zarfit në xhep nëpër shkallë si një traditë të malësorve, Tahiri duket se është indinjuar nga ky justifikim.Nga Kashari, Tahiri tha se shqiptari e ka zakon respektin por jo korruptimin.


“Nuk është e rrallë të në zënë sytë një kamikazë të ri politik që merr lek për tu rrahur. Kështu e do zakoni që të në fusin lek në xhep? Zakoni i shqiptarit nuk është që të fusin lek në xhep. Nuk është zakoni i shqiptarit  të të blejë dhe të korruptojë. Zakoni i shqiptarit është që të presi mikun” tha Tahiri gjate nje takimi elektoral ne Kashar,”
tha Tahiri.

Policia e Shtetit tha se sulmi në Lezhë nuk ka qenë i motivuar politikisht edhe pse zyrtarë të LSI-së nxituan të gjejnë fajtorët.

“Pretendimet e personit të goditur po vazhdojnë të hetohen. Por mbetet fakti që në deponimin e tij ai ka folur për persona të panjohur dhe nuk ka raportuar asgjë konkrete që të ngrihet dyshimi i arsyeshëm se incidenti është i motivuar politikisht,” tha policia.

5 komente në “Tahiri i përgjigjet “flakë për flakë” kandidatit të LSI-së: Nuk është zakon i shqiptarit të fusë zarfa në xhep”

  1. Albamich says:

    Kjo vidio me ZARFIN te jete spoti publicitar i
    PS kete jave fushate.
    ZARFI ZARFI ZARFI
    ??????????????

  2. ILIRET says:

    Sipas ligjit qe beri se fundmi parlamenti, ky Tusha duhet te arrestohet.
    Pse nuk e beni kallzimin? Cfare pret Llalla?
    Apo keni frike se Meta rremben armet?

  3. Lili says:

    Po ndoshta vetem nje leter i ka dhane. Pse mendoni se te gjithe veprojne si ju-

  4. mirel says:

    Haha Tahir..ka ndryshuar stilin PSja? Si e doni tani me transferte bankare?
    Po o behen keto gjera ne Shqiperi, o ne asnje vend tjeter te botes..
    Fenomen i te pazhvilluarit menderisht. Qenie e perbuzur.
    Akoma ne kohen e xhelepit.

  5. Grigor says:

    Zoti Tahiri. Ne fakt you keni te drejte, por jo plotesisht. Ne Shqiperi, ne kemi fjalen “e bukur” ryshfet, qe e kemi huazuar nga turqishtja (a thua se kemi qene te pushtuar nga turqit!!). Por ryshfeti ne fakt punon ne drejtimin tjeter. Eshte “i madhi” qe merr ryshfet prej “te voglit”, dhe jo anasjelltas. Kete e kemi patur dhe e kemi, mos e moho. Ne te fusim doren ne xhep, mjafton ta dime qe ti ke ne dore nje nder. Kete shfrytezojne te tere ata qe kane nje pune ne shtet.
    Por, nje here ne kater vjet, rrotullohet fusha e lojes, dhe topin e kane votuesit. Keshtu qe eshte radha e politikaneve qe te japin ryshfet, te blejne voten dhe te marrin mandatin edhe per kater vjet te tjera hajdutllek. (na mbyti turqishtja, ryshfet, allish-verish, pazarllek, rehatllek, qyl, qelepir, yxhym, lezet).
    Problemi eshte se shitja e votes eshte gabimi i madh qe mund te beje nje popull. Ka shitur te vetmen gje qe ka ne dore te trembe politiken – voten. Kete arme te fuqishme, qe perdoret nje here ne kater vjet, shume njerez e shesin me tifozllek prej idioti, ose per nje pune ku ose kane mundesi per te vjedhur, ose dredhin zinxhirin per kater vjet. Pas kater vjetesh, kur shohin se mund ta humbasin kete vend pune te marre pa te drejte, behen si bisha dhe jane gati te dhunojne te tjeret, te vjedhin voten e te tjereve.
    Kjo duhet kuptuar mire, sepse Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta nuk vjedhin vota apo nuk blejne vota vete ata. Eshte ushtria e te babeziturve mbas tyre qe merr persiper te beje hatane. Nje deputet ne zone, organizon ekipin e tij te blerje-vjedhjes, dhe keta shkojne tek Rama, Meta apo Berisha duke u mburrur qe kane siguruar mijera vota, keshtu qe e kane hak vendin e deputetit, ose te drejtorit diku ne nje zyre ministrie, ndermarrje apo nuk ka rendesi se ku.
    Mbasi a kane siguruar vendin, pastaj vjen beteja e madhe per te fituar ato para qe u humben ne fushate. Por duhet paguar edhe 10%-shi tek bosi lart.

    Tani pyetja qendron – cila parti e ka kete politike ne qender te strategjise se saj? Cila parti lufton te hiqet korrupsioni qe mbyt administraten shteterore? Cila parti mund te beje vertet shtet?
    Pergjigjja e ketyre pyetjeve duhet te percaktoje voten e shqipetarit.Perndryshe, ne do jemi ne vend numuro edhe per 25 vjet te tjera.
    Terikisht, keto qe thashe me lart, te gjithe i dime, se une nuk jam me i zgjuar se ju, por ceshtja qendron se sa i zbatojme ne praktike. Ne fakt, ne praktike, na mbyt interesi personal i perkohshem, dhe humbasim shume persa i perket interesi kolektiv, i cili ka perfitime shume me te medha per cdo individ ne te ardhmen. Kjo pastaj ka te beje me ndergjegjen tone qytetarem se sa komb i zhvilluar jemi qe te mendojme ne menyre kolektive. Deri tani, aha, zero jemi nga kjo ane. O Mete per vete jemi. Pastaj qahemi se na e ka fajin Rama, Berisha apo Ilir Kryemadhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje