U19, Kombëtarja e femrave fiton ndaj Malit të Zi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kombëtarja U19 e femrave e drejtuar nga trajneri Nevil Dede ka fituar sot me rezultatin 3-0 ndaj fqinjëve të Malit të Zi. Kjo ndeshje e vlefshme për turneun miqësor u luajt në orën 10:00 në kompleksin e ekipeve kombëtare të Malit të Zi.

U luajten dy pjesë nga 35 minuta ku Shqipëria bëri një dominim total të kësaj ndeshjeje me fitoren e pastër. Siparin e golave e hapi në minuten e 23 të pjesës së parë nga një goditje dënimi futbollistja Blerina Morina, pjesa e parë mbyllet 0-1 për ekipin tonë.

Në pjesën e dytë ka dyfishuar rezultatin Katerina Simoni, pas një goli të shënuar me koke në minutën e 6 të kësaj pjese. Golin e fundit dhe të fitores së pare e shënoi futbollistja Esi Lufo në minutën e 70 falë një penalltie.

Në këtë turne marrin pjesë Mali i Zi, Kroacia, Bosnje & Hercegovina me përfaqësueset e tyre U15, Shqipëria duke mos pasur një ekip kombëtar të kësaj moshe ka grumbulluar vajzat e datëlindjes 2001-2003.

Miqësorja e rradhës për përfaqësuesen e femrave në këtë turne do të jetë nesër në orën 10:00, Kroaci-Shqipëri e cila do të zhvillohet sërisht në kompleksin e ekipeve kombëtare të Malit të Zi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *