Vetingu fitoi!

19 Qershor 2017, 14:39Blog TEMA

Nga Fatmir Xhafaj

Sot, me fillimin e një jave të re, shënohet edhe një moment i rëndësishëm historik për të gjithë shqiptarët! Pas shumë kohësh dhe pas shumë e shumë përpjekjeve e sakrificave Vetingu fitoi!

Ndjejmë gjithë keqardhjen për kohën e humbur dhe energjitë e shpenzuara, vetëm për faktin se opozita, jo vetëm nuk u bë pjesë e këtij procesi jetik për të ardhmen e vendit, por më shumë akoma, tentoi ta bllokonte atë duke u ngujuar në çadër për më shumë se tre muaj.

Shqiptarët janë dëshmitarë të përpjekjeve të mëdha që NE bëmë për të reformuar sistemin e drejtësisë. Shumica dërrmuese e tyre kanë dëshiruar dhe kanë kërkuar fort që gjëndja në sistemin e drejtësisë të ndryshonte rrënjësisht.

Procesi i reformës në drejtësi ishte një proces i gjatë, dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, për sa kohë shënonte një nga Reformat më të rëndësishme në historinë e këtyre 25 viteve të fundit. Në këto tre vjet u mbyll me sukses faza e parë e hartimit dhe miratimit të Reformës në Drejtësisë me ndryshimet kushtetuese dhe paketën ligjore që e shoqëron atë.

Sapo ka nisur faza e dytë e këtij procesi historik, ajo e zbatimit të Reformës në drejtësi, për të përgatitur më pas fazën tjetër të rëndësishme, pastrimin e politikës nga njerëzit e korruptuar, ndëshkimin e të gjithë atyre të zyrtarëve të lartë që në vite kanë cënuar dhe abuzuar me jetën, me pronën dhe me taksat e pasuritë e shqiptarëve, proces që do ta realizojnë gjyqtarë dhe prokurorë të pavarur e me integritet.

Falë kontributit të çmuar të miqve dhe partnerëve tanë ndërkombëtar, SHBA, Bashkim Europian, dhe institucione të tjera, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre këtu, tashmë procesi i zbatimit të reformës në drejtësi konsiderohet i nisur. Rruga është pa kthim. Treni i drejtëësisë do të mbrrijë në destinacionin e projektuar dhe të dëshiruar nga shqiptarët.

Ngritja e komisioneve të vettingut, i hap që sot dritën jeshile procesit për verifikimin dhe skanimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të sistemit të drejtësisë dhe më pas, konstituimit të të gjitha institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë.

Segmente të politikës së korruptuar dhe koorporatës së kalbur të gjyqtarëve e prokurorëve, kanë kohë që ndjejnë frikën nga një sistem drejtësie të pavarur, me integritet dhe professional.

Pengëmmarësit dhe gjobaxhinjtë në gjykata dhe në prokurori jo vetëm do të përjashtohen nga sistemi, por për disa prej tyre ndëshkimi i ligjit nuk do të ndaloj me kaq.

Ndihem krenar që kam qënë pjesë dhe kam drejtuar procesin më të rëndësishëm reformues në këtë vend, atë të Reformës në Drejtësi, nga ideimi deri në përmbyllje të këtij procesi legjislativ të rëndësishëm.

Në përmbyllje të kësaj faze, një falenderim për të gjithë ata që besuan, punuan dhe kontribuan që endërren e shqiptarëve ta bënim realitet, Fillimisht Kryeministrin Rama për mbështetjen e pakufizuar që i dha procesit, dhe pastaj me radhë kolegët e mi deputetë e vëcanërisht anëtarët e komisionit të posaçëm parlamentar, partnerët e çmuar ndërkombëtarë, ekspertët shqiptarë që luajtën një rol kyç në këtë proces, median e pavarur si dhe cilindo tjetër që kontriboj aktivisht në realizimin e këtij procesi.

Partia Socialiste, grupi i saj parlamentar,  bëri të gjitha përpjekjet politike dhe ligjore, me kosto të lartë politike e institucionale dhe shqiptarët duhet ta mirëkuptojnë e vlerësojnë për këtë, vetëm e vetëm për të bërë të mundur, jetësimin e Reformimit të sistemit të drejtësisë.

Reforma në Drejtësi, është një angazhim dhe një premtim i bërë nga ne, në fillim të mandatit tonë dhe sot me krenari e themi se është një nga premtimet dhe angazhimet më të mëdha të mbajtura !

Ne jemi të vendosur që të luftojmë fort për të fituar edhe betejën tjetër, zbatimin reformës në drejtësi si garanci për të konsoliduar një demokraci funksionale dhe shtetin e së drejtës, si garanci për sistem drejtësie të ndershëm, të pavarur dhe profesional, si garanci për një qeverisje edhe më të mirë, më të drejtë e më shërbyese ndaj qytetarëve.

Shpresoj fort që 25 qershori të jetë dita që do të hapi epokën e njerëzve të drejtësisë për tu ndarë përfundimisht nga epoka e zyrtarëve të inkriminuar dhe të korruptuar.

Uroj që 25 qershori të jetë dita që do të çeli epokën e shtetit të së drejtës, shtetit në shërbim të qytetarëve!

6 komente në “Vetingu fitoi!”

  1. BRUKSELI says:

    KOMUNIST FATMIRI:VETINGU FILLON NESE:NE BURG SAL HALE VICIDOLI,LIKE FLORIRI ALIAS PRESIDENTI TURP I ARDHSHEM I SHQIPTAREVE,LYL BASHA E TJETRE E TJERE,,,,,,KESHTU FILLON VETINGU .

  2. Goni says:

    Xhafaj, tipik me mentalitet kominist, gjenjen! Vetingu do te deshtoj sepse jane keta politikane te koruptuar te cilet emeruan anetaret e kominsioneve te vetingut duke futur njerezit e tyre!! Persa kohe politika kontrollon komisionet e vetingut, nuk ka per tu bere drejtesi!

  3. kozmo says:

    NORMAL KESHTU DUHET TE NDODHI , POR GJITHESESI TE PRESIM NDRYSHIMET .

  4. 25 QERSHOR DYEL JOIHESHTUR [Politikanet vs POPULLI] says:

    FATMIR XHAFA PEPINI:
    NE TRIBUNE ME UDHEHEQESIN E TIJ SHUME TE DASHUR ENVER HOXHA,
    Vetingu fitoiiiiiiii !
    Vetingu fitoiiiiiiii !
    Fitoreeeeeeeeee !
    Fitoreeeeeeeeee !
    Dhe mbas 4 vjetesh te tjera prape nuk do na thote “na fal se ju genjyem”.

  5. Life is game says:

    Fatmir! Kunati, Sokoli, cun i mire, he?

  6. fieraku NGA ferrasi says:

    Vetingu fitoi
    Po ATA te strasburgu Kane zgurdullu syte nga habia
    ATA qe ne i perzume do drejtojne vetingun
    Shqiperi hesapi Pune komunistesh
    Dhe delet marrin leket e shkojne e votojne
    Pastaj 4 vjet veten e mallkojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje