VIDEO/ Deputeti socialist reagon ashpër ndaj kandidatit të LSI-së: Mos jep leksione tradite, nuk ka zarfe nëpër shkallë tradita, boll i bëtë njerzit për budallenj

Deputeti socialist Pjerin Ndreu ka reaguar pas video-skandalit të kandidatit të LSI-së Viktor Tushaj, i cili u kap duke i futur një zarf në xhep militantit  të dhunuar Gjovalin Gjini.

Teksa Tushaj u justifikua duke e konsideruar si zakon gjestin e tij, Ndreu thotë se nuk mund të quhet traditë kur fut zarfe nëpër shkallë por një shprehje solidariteti.

Deputeti socialist i bën thirrje që të mos japë leksione tradite pasi fyen traditën me justifikimin që jep.

Gjatë vizitës së Metës në shtëpinë e militantit të LSI-së, teksa ai po zbriste shkallët,  kandidati i  Lezhës, i futi një zarf në xhep të plagosurit, duke menduar se mediet nuk po e xhironin këtë moment.

“Viktor!

Tradita jone e kafes sic e quan ti, nuk ka zarf neper shkalle po nje shprehje solidariteti ne pjaten e filxhanit te kafes dhe pa zarf!

Keshtu qe njerezit per budallenj mund t’i beni sa te doni, sic keni filluar gjithe keto javet e fundit, me lloj-lloj sajesash e cudish, por te pakten leksione tradite mos jep.

Sepse fyen traditen duke e perdorur per te justifikuar nje gjest qe nuk nderon askend,” shkruan Ndreu në reagimin e tij në rrjetin social Facebook.

Policia e Shtetit tha se sulmi në Lezhë nuk ka qenë i motivuar politikisht edhe pse zyrtarë të LSI-së nxituan të gjejnë fajtorët.

“Pretendimet e personit të goditur po vazhdojnë të hetohen. Por mbetet fakti që në deponimin e tij ai ka folur për persona të panjohur dhe nuk ka raportuar asgjë konkrete që të ngrihet dyshimi i arsyeshëm se incidenti është i motivuar politikisht,” tha policia.

Megjithatë, nga banesa e të dhunuarit, presidenti i ardhshëm Ilir Meta bërinjë deklaratë mjaft të fortë, duke paralajmëruar armatosjen e popullsisë, pasi siç u shpreh ai, policia nuk i mbron qytetarët.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...