VIDEO/ Deputeti socialist reagon ashpër ndaj kandidatit të LSI-së: Mos jep leksione tradite, nuk ka zarfe nëpër shkallë tradita, boll i bëtë njerzit për budallenj

19 Qershor 2017, 16:31Politika TEMA

Deputeti socialist Pjerin Ndreu ka reaguar pas video-skandalit të kandidatit të LSI-së Viktor Tushaj, i cili u kap duke i futur një zarf në xhep militantit  të dhunuar Gjovalin Gjini.

Teksa Tushaj u justifikua duke e konsideruar si zakon gjestin e tij, Ndreu thotë se nuk mund të quhet traditë kur fut zarfe nëpër shkallë por një shprehje solidariteti.

Deputeti socialist i bën thirrje që të mos japë leksione tradite pasi fyen traditën me justifikimin që jep.

Gjatë vizitës së Metës në shtëpinë e militantit të LSI-së, teksa ai po zbriste shkallët,  kandidati i  Lezhës, i futi një zarf në xhep të plagosurit, duke menduar se mediet nuk po e xhironin këtë moment.

“Viktor!

Tradita jone e kafes sic e quan ti, nuk ka zarf neper shkalle po nje shprehje solidariteti ne pjaten e filxhanit te kafes dhe pa zarf!

Keshtu qe njerezit per budallenj mund t’i beni sa te doni, sic keni filluar gjithe keto javet e fundit, me lloj-lloj sajesash e cudish, por te pakten leksione tradite mos jep.

Sepse fyen traditen duke e perdorur per te justifikuar nje gjest qe nuk nderon askend,” shkruan Ndreu në reagimin e tij në rrjetin social Facebook.

Policia e Shtetit tha se sulmi në Lezhë nuk ka qenë i motivuar politikisht edhe pse zyrtarë të LSI-së nxituan të gjejnë fajtorët.

“Pretendimet e personit të goditur po vazhdojnë të hetohen. Por mbetet fakti që në deponimin e tij ai ka folur për persona të panjohur dhe nuk ka raportuar asgjë konkrete që të ngrihet dyshimi i arsyeshëm se incidenti është i motivuar politikisht,” tha policia.

Megjithatë, nga banesa e të dhunuarit, presidenti i ardhshëm Ilir Meta bërinjë deklaratë mjaft të fortë, duke paralajmëruar armatosjen e popullsisë, pasi siç u shpreh ai, policia nuk i mbron qytetarët.

13 komente në “VIDEO/ Deputeti socialist reagon ashpër ndaj kandidatit të LSI-së: Mos jep leksione tradite, nuk ka zarfe nëpër shkallë tradita, boll i bëtë njerzit për budallenj”

  1. Timi says:

    Kini parasysh qe ne kete takim ne shtepi ishte edhe Ilir blloku ose Ilir floriri. Ai eshte korruptuesi kruesor dhe jo deputeti qe i fut zarfin ne xhep. Porosine e ka dhene Meta. Eshte e qarte qe LSI do te paraqitet si viktime ne kete fushate dhe ka paguar kete palo burre per tu rrahur nga shoket e tij dhe te bejne gjoja sikur jane rrahur nga militantet e PS. Eshte nje veprim qe tregon se sa te poshter jane Meta dhe lukunia qe e ndjekin. PS duhet ta permende zarfin ne cdo takim me lektoratin dhe ta denoncoje fort ne intervistat televizive. Kjo tregon fytyren e vertete te Metes – I kapur per here te dyte me presh ne duar. Se pari, me Dritan Priftin Meta u kap me blook ne dore duke bere llogari te pagesave qindra mijeshe eurosh per te korruptuar Ministrin e saj dhe tani kapet duke paguar militantin e vet qe pranopj te rrihet nga shoket e tij. Na fal i thane qe te rrahem. Meri keto dhe prishi me shtepine tende, shko per pushime. Faleminderit qe pranove te rrihesh. Ah Ilir bllokaxhiu dhe zarfaxhiu.

  2. tiraanaasi says:

    Ben baba te te ngjaj. Si saliu dhe likja, njelloj, te dy duan te armatosin popullin per te miren e vendit

    1. ana.si says:

      Keshtu duan te dalin keta force e par me mund dhe para , duke ju dhene nje shans hajduteve qe fitojn ne kurriz te popullit . Seriozisht turp !

  3. Mihali says:

    Ha ha ha Iliri me zarfa gjithmon me zarfi.Per zarfi eshte kategori fillozofie,eshte ligjesi fillozofike,eshte eksperiencen si blihen Votat.Jepi sa te mundesh Ilir PUSHTI.

  4. Anna says:

    Ky genjen dite nate . Ne lezhe per dy mandate qe kishte si Kryetar Bashkie , asgje sberi veqse betonizoi lezhen me pallate me firmen e vet te ndertimit, e mbushte xhepat e vet me lek e populli skishte buk me hanger e nje vend pune me punu me mbijetu, njeri i lig prepotent mashtrus dhe pa burrni . Zot merre

  5. Drejtesi says:

    Jo çdo here leku e ngre ujin perpjete. Ska zarf qe i merr ne dore keta te LSI e ti beje force e pare ???

  6. Drejtesi says:

    Ka ardhur koha qe keta te LSI duhet te kuptojne tashme qe jo çdo here leku e ngre ujin perpjete. Ska zarf qe i merr ne dore keto zgjedhje e ti nxjerri force e pare ???

  7. ana.vlnna says:

    Keshtu duan te dalin keta force e par me mund dhe para , duke ju dhene nje shans hajduteve qe fitojn ne kurriz te popullit . Seriozisht turp !

  8. ana,vllna says:

    Keshtu duan te dalin keta force e par me mund dhe para , duke ju dhene nje shans hajduteve qe fitojn ne kurriz te popullit . Seriozisht turp !

  9. serioziteti says:

    Keshtu duan te dalin keta force e pare , duke ju dhene nje shans hajduteve qe fitojn ne kurriz te popullit . Seriozisht turp !

  10. Ronaldo says:

    Pjerin Ndreu eshte nje nder njerezit me te mire…
    Mos e perfshi traditen Vitor Tusha.
    Tradita nuk e ka per zakon qe te jape zarfin ne rruge por ne kafe.

  11. Bido Sitica says:

    Skrapari i ka dhene historise se vendit tona plote burra,por ti dole “burrec”,ose “burracak”sic i thoni andej nga Cepani.
    Po o Like-blloku-floriri u bere gazi i botes….pastaj…..dhe vjen nje dite……..dhe e gjen “koken e kandilit”

    Te fala Bido Sitica

  12. shaqo says:

    A vajten tek i semuri ne shtepi? Po. OK atehere, tek i semuri shkohet me qoke, jo me duar bosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje