Atentati në Vlorë/ Policia jep detaje, ja njëri prej autorëve të kapur

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia ka reaguar për atentatin e ndodhur ditën e sotme në Vlorë, ku mbeti i vrarë Fatjon Sinanaj, 40 vjeç.

Policia thotë se ngjarja ndodhu në lagjen “Partizani” në orën 22:10 dhe ka patur dy autorë. Njëri prej tyre, N.Q. 42 vjeç është kapur.

Njoftimi zyrtar i Policise se Shtetit:

Rreth orës 22:10, në lagjen “Partizani” Vlorë pranë rrugës drejt Spitalit Rajonal, është vrarë me armë zjarri në banesën e tij shtetasi F.S., rreth 40 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në vend.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke kryer veprimet në lidhje me krimin e ndodhur.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të policisë, në ndjekie të autorëve është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i njërit prej autorëve në dalje të lagjes “Partizani”, shtetasi:

-N.Q., rreth 42 vjeç, me të cilin po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore të qytetit me qëllim kapjen e autorit tjetër i cili ka mundur të largohet me shpejtësi duke përfituar nga errësira, pasi dyshohet se krimi është kryer në bashkëpunim.

Në vendngjarje, Policia ka sekuestruar armën e krimit- Pistoletë të llojit “Beretë”. 

Ende nuk dihen motivet e ndodhjes së kësaj ngjarjeje por po punohet për zbulimin dhe sqarimin e tyre. Vazhdojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Atentati në Vlorë/ Policia jep detaje, ja njëri prej autorëve të kapur”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    arabet filluan ”festimin” e Ramazonit me kurbanet e pare………….
    pasi ”argjeruan”[me berxolla e shale pule te pjekura ne sac] per nje muaj duket se shperthyen ne larje hesapesh.
    parashikoj se der ne javen tjeter mqs kemi votime dhe ramazon ,gyzelet do te kercejne nen rythmon e kalaznikoveve,dhynamitit dhe hanxhareve………………

Lini një Përgjigje te ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *