Berat/ Ministrja e PS akuzon ish-ministrin e LSI: Mbron mbledhjen e letërnjoftimeve dhe kërcënon. Naço: Felaj ta harrojë burgun

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Përplasen fort PS dhe LSI në qarkun e Beratit. Ministrja e PS Ermonela Felaj Valikaj akuzon ish-ministrin e LSI Nasip Naço se po mbron militantët e partisë së tij që po mbledhin kartat e identitetit të hallexhinjve duke bërë presion përmes votës.

Madje dhe përdoren mjetet e bashkisë për banerat dhe posterat e fushatës së LSI.

Eshte uleritese se si nje jurist dhe ish minister drejtesie, merr ne mbrojtje hapur ne statusin e tij, mbledhjen e kartave te identitetit, kercenimin e votuesve me vendet e punes, perdorimin e makinave te ndermarrjes se pastrimit te bashkise per te mbajtur banerat dhe flamuret e partickes se vet .

Si ne Kucove dhe ne Berat do marrin pergjigjen e merituar, ndeshkimin me vote…

Mesazhet e mia lidhur me ndeshkimin e cilitdo qe mbledh karta apo jep karta, jane me ze e figure .

E kuptoj se partickat i ze ankthi kur u kujton burgun, po burgu i pret:

Ja disa fakte qe tregojne açik sesi mblidhen karta dhe si shperdorohet hapur pasuria publike…”, shkruan Felaj.

Por menjëherë ka reaguar Naço, i cili thote se formulari me numrat e kartave te identitetit eshte deklaruar me deshiren e tyre.

Ushtrimin e vullnetit të lirë të qytetarëve për ta mbështetur LSI në formën që ata e cilësojnë më oportune, nuk mund ta frenojë askush.

Edhe në rastin kur bëhet fjalë për plotësimin e një formulari që përfshin deklarimin pa asnjë detyrim të numrit të kartës së identitetit.

Një veprim i tillë nuk përbën asnjë shkelje të ligjit, por përkundrazi guximi i tepruar i një Ministre Shteti në detyrë sikurse z. Ermonela Felaj që kërcënon votuesit, përveçse nuk ka asnjë moral, përbën edhe vepër penale.

Znj. Ministreshë, formën po ta falim, (e kam fjalën për mungesën e njohurive të theksuara në drejtshkrim) por përmbajtjen është e patolerueshme të ta pranojmë.

Për të gjithë të interesuarit, përmes kësaj fotoje (ku evidentohet numri i telefonit të Ministres Felaj) po mundësojmë përcjelljen e shqetësimit qytetar, si dhe pasojës ligjore që mbart ky komunikim sipas legjislacionit në fuqi.

Në Kodin Penal citoj parashikimin se:

“Kërcënimi ose ngacmimi i personit me anën e veprimeve të përsëritura, me qëllimin për t’i shkaktuar një gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi apo frike për sigurinë vetjake, të një të afërmi ose të një personi, me të cilin ka lidhje shpirtërore, apo për ta detyruar të ndryshojë mënyrën e tij të jetesës, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në katër vjet”.

E nderuara Ministreshë, të ftojmë të reflektosh lidhur me komunikimin aspak njerëzor që shfaq hapur, nga i cili nuk ke kursyer as bashkëpunëtorët e tu më të afërt…

Ndërkohë, uroj të pranosh ftesën time publike për të qenë nesër e pranishme në mitingun përmbyllës në Kuçovë, i cili do të të ndihmojë shumë të ndërgjegjësohesh lidhur me vullnetin e vërtetë të popullit këtu.

P.S Rasti në fjalë është shënuar në Kuçovë”, shkruan ish ministri i LSI në rrjetin social.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/ermonela-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/ermonela.jpg","attachment_id":"710236"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/ermonela-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/ermonela-1.jpg","attachment_id":"710238"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/ermonela-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/ermonela-2.jpg","attachment_id":"710239"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/ermonela-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/ermonela-3.jpg","attachment_id":"710240"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/mesazhi-felaj-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/mesazhi-felaj.jpg","attachment_id":"710241"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/felaj1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/felaj1.jpg","attachment_id":"422497"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/naco-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/naco.jpg","attachment_id":"702287"}]
        
        Loading...
        

6 komente në “Berat/ Ministrja e PS akuzon ish-ministrin e LSI: Mbron mbledhjen e letërnjoftimeve dhe kërcënon. Naço: Felaj ta harrojë burgun”

  1. Robi says:

    Ky i shkreti paska bubit fare, ehi ti Naco, kur te perfundosh ne burg atehere shko e thuaju qe eshte e ligjeshme.

  2. tfgs1 says:

    pune arabesh,varu kkkkkkkkk………………

  3. Iliri floriri says:

    A po te shkakton ndonje ankthi skuth…Kohet e fundit po degjojme per ndienja ankthi e shqetesime te Fullanit, me pas te Xhin xhonit, e se fund I ju te psi. Se c keni te perbashket ju ?!! Eee?

  4. sali Serbi says:

    Turp Naço, paç faqen e zeze, je kthyer ne nje lamash te Iliri hajdut dhe vrases.Nuk ta falin shqiptaret edhe pse te duket sikur reagojne.

  5. ILIRET says:

    Booo ! Cfare behet keshtu? O te dhjefsha mu ne shtet. Keta te LSI-se i pranojne me shkrim e me goje krimet elektorale dhe shteti nuk bezan.
    Ku jeni o ministra tekniko-taktik…

  6. Nasip! Une te njoh mire . Lere popullin te veproi sias deshires. Edhe po te leshe deputetllekun , nuk humbet gje. Po humbe respektin e popullit , je i humbur tere jeten. Kjo ne skrapar vertetohet edhe me disa kuadro te PPSh, te cilet ne ate kohe e perbuznin qytetarin e thjeshte ,por tani ecin rriges me koke ulur e pa i shoqeruar njeri. Ndaj mos harro se neser edhe Iliri me Moniken nuk te shikojne me sy. Je familje e nderuar ne Skrapar ,ndaj mos e humb respektin. Do vij dita ta kerkosh kete respekt,por nuk ke per ta gjetur…. Po ta then Shqip. Je ne nje parti sharlatane, te pa bese e hipokrite. Dije se me MOniken jeni te humbur 95% te elektoratit tuj ,te cilet u mbante te lidhur vetem ajo dredhja e menderes sa majtas djathtas….. Lere popullin ne deshiren e vet. Leri presionet me folmular e premtime vendesh pune apo edhe parate. Thoni ju,per blerje votash,por jeni te paret qe kini blere… ndaj mendohu …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *