Mark Marku: Shuma të mëdha parash po tërhiqen nga bankat, ja sa kushton vota në Durrës

20 Qershor 2017, 04:52Politika TEMA

Mark Marku është shprehur se fushata në pamje të parë duket e qetë, por underground, p.sh, në qytetin e Durrësit ka nisur blerja e votës.

Këtë deklaratë Marku e bëri sonte në studion e emisionit “Opinion”, ndërsa shtoi se është zbuluar edhe çmimi i votës.

Ai theksoi se është ndërtuar një sistem kapilar i blerjes së votës, madje sipas të dhënave nga terreni, është bërë me dije se vota blehet për 50 euro.

Sipas tij, po bëhet një agresion i paparë i votës përmes parash.

Më tej, Marku tregoi se këto raste edhe pse të veçuara janë ngjarje shumë të vogla për të treguar anën reale se çfarë po ndodh realisht në Durrës dhe disa qytete të tjera.

Ka të dhëna që nga bankat janë tërhequr shuma të mëdha parash dhe prokuroria duhet të hetojë në lidhje me këto raste, sepse ato po hidhen në fushatë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje