Meta ngre tonet në Kavajë: Kryefaqeziu, Vettingu nis nga Rama dhe çlirojmë nga oligarkia Edin dhe Lulushin

Ish-kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka vijuar sërish me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Në një takim elektoral që ka zhvilluar në Kavajë me mbështetësit e LSI, Meta tha se kjo parti do të dalë forcë e parë politike në Kavajë.

Meta tha se më 25 qershor Kavaja do të fillojë vettingun.

Teksa bëri akuza ndaj kryeministrit, ish-kreu i LSI tha se Rama mendon për tepsinë dhe jo për vendin. Meta u shpreh se kryeministri e mbushi vendin me drogë, ndërsa u tha qytetarëve të Kavajës që të mos frikësohen nga bandat lokale të Ramës.

“Të mos frikësohen as nga kryefaqeziu dhe faqezinjtë e tij këtu, sepse uragani i demokracisë është i pandalshëm. Rinia e Shqipërisë e ka vendosur.

Shqipëria nuk do të jetë më e oligarkisë, dhe ne do t’i çlirojmë të gjithë shqiptarët nga regjimi oligarki. Do t’i çlirojmë dhe Edin e Lulushin nga oligarkia”, tha Meta.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...