PS Tropojë, ankesë në KQZ e bashki: PD e LSI po shkelin ligjin, flamujt e posterat afishohen larg zyrave elektorale, në qytet e fshatra. Të hiqen

Socialistët e Tropojës ka dërguar ankesë në KQZ dhe në bashkinë Tropojë në lidhje me përdorimin e flamujve, posterave dhe mjeteve të tjera propagandistike, larg zyrave elektorale nga PD dhe LSI e këtij rrethi në qarkun e Kukësit.

Përmes kësaj ankese, PS e Tropojës kërkon heqjen e materialeve propagandistike zgjedhore statike, përfshirë flamuj dhe postera, jashtë distances se percaktuar.

Një kërkesë të tillë PS Tropojë e bën të mbështetur në nenin 79, pika 3 i Ligjit Nr. 10 019, datë 29.12.2008 “Kodit Zgjedhor i Republikes se Shqiperise” i ndryshuar, Udhezimi Nr. 1, dt. 31. 05. 2017 i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve “Per perdorimin e materialeve propagandistike dhe vendet per afishimin e tyre gjate fushates zgjedhore”.

Te nderuar! Subjekti Zgjedhor i Partise Socialiste, ne Qarkun e Kukesit, Bashkia Tropoje, paraqet kete ankim perpara Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe Bashkise Tropoje, pasi eshte shkelur Neni 2 i Udhezimit nr. 1, dt. 31. 05. 2017.

Subjektet Zgjedhore te Partise Demokratike dhe Partise Levizja Socialiste per Integrim, Qarku Kukes, Bashkia Tropoje, po perdorin materiale propagandistike zgjedhore statike, përfshirë flamuj dhe postera, jashte distances se percaktuar ne Udhezimin  nr. 1, dt. 31. 05. 2017, “Per perdorimin e materialeve propagandistike dhe vendet per afishimin e tyre gjate fushates zgjedhore” dhe konkretisht:

-Partia Demokratike ka vendosur keto materiale  ne distance me te madhe se 5 metra larg zyres elektorale te ketij subjekti zgjedhor ne Njesine Administrative Fshat Tropoje, Bashkia Tropoje.

-Partia Levizja Socialiste per Integrim ka vendosur keto materiale  ne distance me te madhe se 5 metra larg zyres elektorale te ketij subjekti zgjedhor ne Njesine Administrative Bujan, Fshati Dojan, Njesine Administrative Llugaj, Fshati Cernice dhe Njesine Administrative Bajram Curri, Bashkia Tropoje.

Ndodhur ne Keto kushte,  bazuar ne kerkesat e nenit 2, pika 4, kerkojme nga Bashkia Tropoje,  qe nepermjet organeve te zbatimit te Ligjit ne varesi te saje, te heqe te gjitha materialet propagandistike  qe jane afishuar ne kundershtim me kriteret e percaktuara ne Udhezimin nr. 1, dt. 31. 05. 2017,“Per perdorimin e materialeve propagandistike dhe vendet per afishimin e tyre gjate fushates zgjedhore”.

Pretendimet tona si Subjekt Zgjedhor i vertetojme me fotot qe ia bashkangjisim ankimit.

Persa siper kerkojme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve te urdheroje Kryetarin e Bashkise Tropoje per heqjen e materialeve propagandistike te subjekteve zgjedhore Levizja Socialiste per Integrim dhe Partia Demokratike, te vendosura ne kundershtim me Nenin 2 te Udhezimit Udhezimin  nr.1, dt.31.05.2017,“Per perdorimin e materialeve propagandistike dhe vendet per afishimin e tyre gjate fushates zgjedhore”, thuhet në deklaratën e dalë dje nga selia e Partisë Socialiste Bashkia Tropojë, Qarku Kukës, dhe firmosur nga kryetari Abedin Katana.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *