Rama i përgjigjet flakë për flakë Metës dhe LSI-së: Keni dalë nga binarët, reformat i paskeni votuar për të qëndruar tek tepsia

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin elektoral në Elbasan ku zhvilloi mitingun përmbyllës për këtë qark.

Ai ka sulmuar LSI-në, e cila në këtë fushatë po kritikon reformat e ndërmarra gjatë këtyre 4 viteve, që u votuan edhe me mbështetjen e tyre në parlament.

Rama tha se ata rrinin aty vetëm për tepsinë.

Më vjen shumë keq që aleatët tanë me të cilët bëmë punë shumë të mira për të ndërtuar shtetin që ne duam. Sot kanë dalë nga binarët e arsyes.

Çirren, kërcënojnë, në vend që të jenë krenarë për reformat që ne kemi bërë, sulmojnë çdo reformë, gjë që të bën të mendosh se reformat i kanë votuar se kanë dashur të rrinë aty për tepsinë e pushtetit”, tha Rama.

Ai ka ironizuar kreun e PD Basha për përdorimin sipas tij në fushatë të fotos me presidentin e SHBA Donald Trump.

Kërkon të shesi një fotografi me presidentin e Amerikës që unë jam i sigurt që presidenti po ta shohë, thotë nuk e njoh këtë çun”, tha Rama.

Ai ka kërkuar besimin e qytetarëve në mënyrë që PS të sigurojë një mandat pa qenë e kushtëzuar nga forcat e tjera për reformat. Ai deklaroi se në 4 vitet që vijnë, nëse PS-së i jepet besimi të qeverisë e vetme, Rilindja urbane do të shtrihet deri në fshatin më të thellë. Ai tha se kjo nuk është çështje fassadash por çështje qytetërimi.

Ata që e kanë privilegjin e një mikrofoni, janë vërsulur dhe sulmojnë programin e Rilindjes urbane. Por unë di të them kaq, se nëse marrim besimin e shqiptarëve për timonin pa qenë të detyruar të ulim të tjerë në prehër, era e Rilindjes urbane do të fryjë deri në fshatin më të thellë.
Trotuaret, sheshet, ndriçimi, parqet, çerdhet, kopshtet, shkolla do të jenë normaliteti i bashkive të reja, komuniteteve kudo ku jetojnë”, tha Rama.

Ai u ndal edhe në disa premtime konkrete që parashikohen në programin e PS.

600 mln dollarë për rritjen e rrogave 40 %. 240 mln dollarë për rritjen e pensioneve çdo vit. Në 4 vitet e ardhshme ne do të fillojmë për të çuar rrogën minimale 300 mijë lekë”, tha kreu i PS.

Rama tha se në këto 4 vite Shqipëria u nda nga e shkuara kur vendi ishte i ndarë mes atyre që zbatonin ligjin dhe të fortëve të partive.

“Të shikojmë se 44 muaj më parë Shqipëria ishte e ndarë, gjysma e popullit që paguante energjinë dhe gjysma tjetër që nuk e paguante, ose e vidhte.

Shqipëria ishte e dnarë në njerëz të urtë që zbatonin ligjin, dhe njerëz të fortë të lidhur me partitë e pushtetin. Shqipëria ishte në prag të një humnere tjetër pas asaj të 97-ës, me një mal borxhesh”, vijoi kryeministri.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *