Kryeministri Edi Rama ka replikuar me disa qytetarë në rrjetin social Facebook, ku ka ndarë me ta këndvështrime mbi zgjedhjet.
Shefi i qeverisë u ka bërë thirrje komentuesve që të votojnë Partinë Socialiste pasi është me rëndësi se cila parti do të udhëheqë Shqipërinë në vijim.
Rama theksoi se PD e udhëhoqi dy herë qeverinë duke e çuar vendin për skrap.
REPLIKAT
Qytetari 1: Punoni ne favor te vendit dhe popullit nuk esht me rendesi se cilla parti e udheheq Qeverine.
Edi Rama: Eshte me shume rendesi se cila parti udheheq Rifa, sepse dy here qe udhehoqi PD-ja Shqiperia shkoi per skrap!
Edi Rama: Mos u shqeteso, s’ka asnje rrezik te tille dhe ngri telefonin e bej 10 vota per nr.✌️
🇦🇱 deri te dielen!
Edi Rama: Turi, nuk behen ne 44 muaj te gjitha ato qe s’jane bere po jane shkaterruar ne cerek shekulli! Prandaj forca vella, ta bashkojme Shqiperine dhe ta ngreme lart flamurin tone me shtet, pune, mireqenie✌️
🇦🇱

