Tahiri thumbon Ilir Metën: I duket sikur po humbi disa kilogramë në peshë, është njeri tjetër…!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në takimin përmbyllës së fushatës për Kombinatin, Saimir Tahiri deklaroi se me votë qytetarët në 25 Qershor do të zgjedhin në qeverisje ata që punojnë dhe jo ata që e duan pushtetin për të vjedhur.

“Historia në datë 26 është nëse Tirana, Shqipëria dhe Kombinati do zgjohen me njerëz që kanë mundësi të vendosin për punën që do bëjmë, jo me njerëz që e kanë hallin te tepsia apo te pushteti, apo te korridoret e pushtetit, ku të rrjepin njerëzit, ku të vjedhin më shumë. Dhe vijnë ju vjedhin votën, që t’ju vjedhin prapë nesër.

Në datë 25 ne ndajmë dy gjëra: nëse në Shqipëri do qeverisin disa njerëz që punojnë, apo në Shqipëri do qeverisin disa njerëz që i rrinë mbi kurriz këtij populli vetëm për ta vjedhur që të vijnë prapë t’ju vjedhin votën dhe t’ju vjedhin prapë”, u shpreh kreu i PS-së së Tiranës.

Saimir Tahiri, duke analizuar kundërshtarët politikë në këtë garë elektorale, deklaroi se vetëm vota për një mandat të fortë për PS-në siguron të ardhmen e sigurt.

Mosha 20 e disa vjet këtu, të gjithë kanë lindur kur Saliu ishte në pushtet. Të gjithë! Ditën e parë të jetës e kanë kur Saliu ishte në pushtet. Merreni me mend sot janë 24-25 vjeç, Saliu është prapë aty. Është skandaloze kjo. Hiqi Saliut fytyrën e vendosi fytyrën e Lulit, njëlloj është.

Për të mos folur për Ilir Metën pastaj, se ai është fabul më vete. Atij i duket sikur po humbe kile, je njeri tjetër. Jo mo vëlla, i njëjti njeri është”, tha ai.

Tahiri një koment e kishte edhe për rastin e Lezhës, kur një zyrtar i LSI-së shfaqet në video duke i futur në xhep një zarf, anëtarit të partisë së tij.

“Dolën atje dhe thanë ‘kështu e ka zakon shqiptari’. Nuk e ka zakon shqiptari të korruptohet. Nuk e ka zakon shqiptari të blejë njeriun. Nuk e ka zakon shqiptari të vjedhë tjetrin, për të blerë tjetrin. Nuk e ka zakon shqiptari skllavërinë. Nuk janë këto zakone. E këtë lloj shqiptari të rinjtë, shqiptarët, nuk e pranojnë”, komet

I zgjedhur disa mandate si deputet në Kombinat, Saimir Tahiri vlerësoi marrëdhënien njerëzore që ka krijuar me zonën, duke kërkuar mbështjetjen me votë në 25 Qershor.

“Unë Kombinatin e kam për zemër dhe shumicën dërrmuese tuajën, se ju njoh. Përpara sesa të jem deputet këtu në Kombinat unë jam miku i shumë njerëzve këtu. Kemi kaluar edhe sfida të vështira bashkë dhe momente jo të mira.

Kemi shumë gjëra që mbeten akoma për t’u bërë, por ne duhet të dimë të sillemi si njerëz dhe të jemi njerëz me njëri-tjetrin përpara se të jemi votues me të votuar, politikanë me njerëz.

Kështu që ne na duhet fillimisht ta shohim njëri-tjetrin në sy, pa lidhje me politikën, pa lidhje me premtimet dhe të paktën t’i japim dorën njëri-tjetrit se në vështirësi prapë njëri-tjetrin do kemi, nuk do kemi askënd tjetër”, u shpreh ai.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *