Tronditet Vlora: Pas vrasjes së Sinanit, një automjet shperthen me eksploziv, vijojnë hetimet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Plot 40 minuta nga momenti kur në lagjen “Partizani” dy persona ekzekutuan në banesën e tij Fatjon Sinanin, në lagjen “15 Tetori”, (Ora 22: 58 ) autorë të paidentifikuar ende i kanë vënë lëndë plasëse (shpërthyese) automjetit tip Ford Autoveturë me targë AA 987 KP.

Automjeti ka qenë i parkuar në një rrugë dytësore pranë Bashkisë së qytetit, në pronësi të shtetasit E.I., 42 vjeç.

Si pasojë e shpërthimit mjeti është dëmtuar në pjesën e përparme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të këtij rasti. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Nuk përjashtohet pista ku autorët e vrasjes se Fatjon Sinanit mund të kenë vënë eksploziv me qëllim humbjen e gjurmëve.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *