Uejn Runi drejt largimi nga Manchester United

20 Qershor 2017, 14:16Sport TEMA

Sulmuesi i kombëtares angleze, Uejn Runi, mund të nisë një aventurë të re larg Manchester Unitedit.

Jose Mourinho dhe skuadra e Manchester United kanë nisur punën për sezonin e ri, por ende mbetet e paqartë e ardhmja e disa futbollistëve në këtë skuadër.

‘Djajtë e Kuq’ do të kryejnë disa teste për të nisur më pas një turne të gjatë që do të shërbejë edhe si fazë përgatitore për sezonin e ri.

Dyshimi më i madh i Mourinhos mbetet e ardhmja e kapitenit, Uejn Runi, që me shumë mundësi do të largohet nga United. Ai është bashkuar me skuadrën por njëkohësisht po mendon edhe largimin nga ‘Djajtë e Kuq’.

Pas 13 viteve në Old Trafford, Runi synon të nisë një aventurë të re, me destinacion të mundshëm Amerikën ose Kinën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje