Vetting-u nis me Llallën, Zaganjorin e Bashkim Dedjen, fillon verifikimi i pasurisë për kupolën e drejtësisë. Në korrik largimet e para

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ligji i vetingut shumë shpejt pritet që të prekë emrat e parë të sistemit të drejtësisë. Të shtunën, PS-PD-LSI votuan unanimisht 27 anëtarët e dy organeve të vetingut, duke i hapur rrugë procesit të pastrimit të drejtësisë.

Gjatë kësaj jave pritet që të konstituohen Komisioni i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit, ndërsa më pas do nisë dhe tërmeti në radhët e drejtësisë. Por kush do jenë të parët që do kalojnë në skanerin e vetingut?

Puna do të nisë me tre emrat më të rëndësishëm: Kryeprokurorin Adriatik Llalla, kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori dhe me kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Ligji ka një përcaktim që prioritet duhet t’u jepet krerëve të institucioneve.

Pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë u bë e ditur per ‘Sot’ se sapo të bëhet konstituimi i komisioneve menjëherë do hapen deklaratat e kupolës së drejtësisë dhe paralelisht me ta do fillojnë verifikimit.

Sipas burimeve nga ky institucion, deri më tani nuk është bërë asnjë verifikim sepse po pritej ngritja e dy organeve. Por tani që organet u ngritën u hap rruga për të spastruar drejtësisë.

Pra brenda javës pritet që dosja e parë që të hapet, të jetë ajo e kryeprokurorit Adriatik Llalla, ku do verifikohen të gjithë deklarimet që ai ka bërë, bashkë me pasuritë e familjarëve të tyre.

ILDKP ka gati një numër të lartë inspektorësh që do të zbresin në terren për të verifikuar nga afër çdo objekt dhe duke përcaktuar vlerën e gjithsecilit.

Më pas do vijohet me kreun e Gjykatës së Lartë, kreun e Gjykatës Kushtetuese, kreun e Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni, kreun e Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha dhe me krerët e gjykatave dhe prokurorive të rretheve, përfshirë dhe Gjykatën Administrative

. Pra të parët që do verifikohen janë drejtuesit e sistemit të drejtësisë dhe më pas do vijohet me gjyqtarët dhe prokurorët e thjeshtë, ku fokusi kryesor është Tirana.

Të gjithë pjestaret e sistemit të drejtësisë do i nënshtrohen një kontrolli rigoroz, nga kontrolli i llogarive bankare, te të ardhurat e çdo familjari e deri te pasuritë e paluajtshme.

Në lëvizje do vihet edhe drejtoria e Pastrimit të Parave, e cila do zhvillojë kontrolle brenda dhe jashtë vendit për çdo transfertë bankare të bërë nga njerëzit e drejtësisë.

Por paralelisht me ILDKP, verifikime do kryhen dhe nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, sa i takon pastërtisë së figurës. Për të gjithë do kontrollohet nëse kanë pasur apo jo lidhje me njerëz me rekorde kriminale.

Ndërkohë, në fund do ketë verifikime nëse gjyqtarët dhe prokurorët e kanë kryer si duhet punën dhe kanë formim të mjaftueshëm, duke kontrolluar vendimet dhe procesverbalet.

Në fund secili institucion do i dërgojë Komisionit të Kualifikimit një raport për secilin emër. Interesant është fakti se për ta do bëhet një përllogaritje e vlerës së pasurisë dhe ajo do shihet nëse u korrespondon të ardhurve gjatë këtyre viteve.

Nëse dikush ka më shumë pasuri se shuma e të gjithë të ardhurve familjare, atëherë gjyqtari apo prokurori largohet. ONM pritet të angazhojë ekspertët e saj që të bëjnë verifikime edhe jashtë shtetit.

Për këtë arsye, sapo të nisë punën Komisioni i Kualifikimit pritet që të jepen dhe efektet e para, ku në korrik parashikohet që të nisin dhe largimet. Megjithatë, gjithçka mbetet në vullnetin e anëtarëve të zgjedhur me 100 vota të shtunën në Parlament.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

17 komente në “Vetting-u nis me Llallën, Zaganjorin e Bashkim Dedjen, fillon verifikimi i pasurisë për kupolën e drejtësisë. Në korrik largimet e para”

  1. Shoku " Shpati " says:

    Prokurorine e Fierit ma kini shume kujdes . Ka prokurorë qe ta grisin aktin qe ti ke bere dhe sa hap e mbyll syte te nxjerrin nga xhepi aktin qe e kane falsifikuar vete . Kuptohet me bekimin e kryeplakut plepist !

  2. hakmarrja popullore says:

    Te zdhuken qe te tre, gjakpires e sherbetore te SAli kriminelit

  3. Neutrino says:

    Më në fund filloi gjyqi i Nürembergut. Të shohim sa do varin veten ose do kafshojnë kapsulat me cianur. Uroj të miratohet një ligj për konfiskimin e të gjithe pasurive të këtyre mafiozeve dhe Al Capone-ve

  4. anila says:

    Po eshte ligj shume i keq dhe i mbrapshte qe vetem drejtesi nuk do te vere por me keq akoma. Pse duhet te largohen ata qe nuk justifikojne pasurine ???? Ata duhet te vene ne burg dhe t’ju konfiskohet pasuria. Kjo eshte drejtesi.

    1. Labi 100% says:

      Jam dakorte me ty anila 100%..

  5. LORA says:

    Vetem kur te shoh e prek rezultatet ,do te besoj qe Vetting-u fitoi dhe reformimi qilizme ne drejtesi eshte futur ne rruge te mbare.

    1. Lugati says:

      qekam smune sot???e vetmja dite qe jom dakort me loren..ca largimesh ne korrik thoni ose e keni fjalen korrik 2018????korriku me gushtin ikin duke nda venet e punes ed lugati me lulzim modelin..me verte kujtoni se do bojne veting..kto do bojne veting vetem per kundershtaret..tjeret qe kane me vete nuk i prekin…imagjinoni kane vone ina ramen me krye cer vetingu prisni ju mer amon..sidoqofte ishalla e bojne…por sic thote lora qe punon ne administrate dhe si lejohet me bo fushate ne orar te punes…po se pashe me sy qe bojne veting nuk i besoj

  6. Shpetimi says:

    …e kush do ti gjykoje???
    Kam 50% besim se do ndryshoje gje.
    Jemi vend i vogel, nese pyet: nga jeni?
    P.sh. Nga vlora, nga shkodra , korca etj… vazhdojm dhe pyesim: e njeh filanin, X apo y, ne 90% e rasteve dalim te njohur.
    Nga ketu fillon korrupsioni, ne e kemi ne tradite qe lejm lek kudo qe shkojm neper festa…e neper istitucione..
    ….e kush do ti bejne keto kontrolle, nga vijn ? Sigurisht po shoket e tyre te “luftes” kunder popullit.
    shpresoj tek brezi i ri, emigrantet me eksperienze te perjetuar ne perendim, duke mos harruar dhe kujtuar vendin e tyre!!!…per momentin, nese dicka duhet te funksionoje, eshte e domosdoshme prania e perendimit ne komisionin e verifikimit

    1. spartaku says:

      Ne gjykaten e FIERIT ka gjykates aq shume te koruptuar dhe te paafte,sa nuk mund t’i gjesh ne asnje qytet tjeter.Atyre po nuk u dhe para,te marin meqafe,te kthejn nga jo fajtor ne fajtor.Nuk e gjen dot te drejten.Do vij dita qe do t’i them me emra konkret.Kemi besim te vetingu i miratuar ne parlament.Ishalla vjen nje dite shprese edhe per ne popullin e varfer e te pafuqishem.

    2. spartaku says:

      Ne gjykaten e FIERIT ka gjykates aq shume te koruptuar dhe te paafte,sa nuk mund t’i gjesh ne asnje qytet tjeter.Atyre po nuk u dhe para,te marin meqafe,te kthejn nga jo fajtor ne fajtor.Nuk e gjen dot te drejten.Do vij dita qe do t’i them me emra konkret.Kemi besim te vetingu i miratuar ne parlament.Ishalla vjen nje dite shprese edhe per ne popullin e varfer e te pafuqishem.Fshati shkret,me then te verteten,po vuan shume.

  7. dule jevgu says:

    Aman futeni ne kurs per supe ate pederastin e Shkoders ZAGAR-NJERI se ka zhvatur mire .
    Llalles ti fusin nje shkop Dhalle ne bythe se gjithe keto vite as degjon e as shikon servili i sali qenit.

  8. Skenderi says:

    Mire verifikimi per parate e pasurite e palujtshme.dhe rekordet kriminale dhe lidhje me persona me rekorde kriminale

    Po lidhjet e politikaneve me Asfaline greke dhe sigurimin serb a do te verifikohen ndonjehere?
    Ato jane me te rrezikshmet per sigurimin kombetar dhe te ardhmen e Republikave te Shqiperise e te Kosoves

  9. paradoxal says:

    po e fillokan me Llallen, hehe…jo se u be trim edhe me ambasadorin amerikan Lu. E keni nigju ate qe kerce prifti prej belaje?! Ja do shifni Llall pallen te parin.

  10. Romeo dhe Zhuljeta says:

    ME KËTË (G)LASË POLITIKE,
    REZULTATET DO TI SHOHIM:
    Më 36 Gusht kur të piqet rrusht.

  11. spartak says:

    Kam vetëm një sugjerim për Komisionet e Vetingut të Pasurive ( me aftësitë dhe paçavuret e dënimeve , mos dënimeve , deformimeve dhe përçudnimeve të dosjeve gjygjësore të merren specialistët ) . Merakun e kam tek pasuritë .
    Siç thashë , do sugjeroja që të gjitha ç’farë kanë deklaruar si pasuri të bëhen publike por edhe ndën Betim , ” Që nuk kanë as një kokërr leku më tepër se kanë DEKLARUAR , në të kundërt , janë të gatshëm ti dorëzojnë ( T’iu SEKUESTROHEN ) të gjitha “.
    Mbi bazën e kësaj formule , të pyeten edhe njëherë , se mos kanë për t’i shtuar apo ndryshuar ndonjë gjë deklaratës . Mendoj që t’i jepet kjo e drejtë , në mënyrë që formulën e Betimit dhe të Sekuestros , ta pranojë pa as më të voglën mëdyshje .
    Lista e Pasurive , të bëhet Publike , dhe populli , kushdo qoftë , nëse di gjë për pasuri të tjera , të pa pasqyruara në deklarata , të bëjë kallzimet e rastit . Kjo nuk ka të bëjë me spiunim , por me atë që duhet të dënohet abuzivizmi i pashoq që ka ndodhur nga prokurorë e gjykatës të të gjitha rangjeve e niveleve , gjatë të gjithë këtyre viteve të Drejtësive të Përçudnuara .

  12. Wtf says:

    Te gjithe keta qe do largohen nga puna , mbasi te ngrihen institucionet e reja do te merren te pandehur dhe do tu sekuestrohen pasurit e pajistifikuara ne pritje te konfiskimit mbas gjykimit oj Anilaaa!! Keshtu funksionon ne planet sistemi !!

  13. pjeter says:

    PSE VETEM TE IKIN? NE QOFTE SE NUK DALIN LLOGARITE, DHE DEL QEJANE KORRUPTUAR, DUHEN SEKUESTRUAR PASURITE DHE TE NDIQEN PENALISHT, CA DO BEJME? DO LUAJME KUKAFHSEHTI?PASTAJ NJE GJE NUK ESHTE SHUME E QARTE,C’DO GJE MBETET NE VARESI TE VULLNETIT TE ATYRE QE U VOTUAN ME 100 VOTA?PO ATEHERE EDHE ATA JANE SIPAS KLANIT TE TYRE, NE QOFTE SE ATA NUK APLIKOJNE NORMAT QE RREGULLOJNE VETINGUN, C’DOTE BEHET?NA DUHET TE DALIM NE PROTESTA?SEPSE DEL NDONJE LLOJ NOKE DHE THOTE, ATO QE DEKLARON INA RAMA NUK JANE TE VERTETA POR JANE GODITJE POLITIKE PER LLOGARI TE EDI RAMES, E KESHTU FILLOJME NGA ZERO PERSERI,DENIDRIMI , DELIGJITIMITETI JANE BUKA E PERDITESHME E KLANIT BERISHA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *