Akuza e Ramës ndaj LSI: Në fushatën elektorale po jepen patenta pa provë. Për një votë nxirren vrasës në…!

Kur kanë mbetur edhe 4 ditë fushatë per Zgjedhjet e 25 Qershorit Kryeministri dhe Kryetari i PS Edi Rama vjen sot në Tonight Ilva Tare ne Ora News.

Rama: Status i marrë që partitë janë ato që drejtojnë hipoteka, patenta.

E kuptoni që në Shqipëri, në fushatë elektorale po jepen patenta pa provë. E kuptoni? Patenta pa provë.

Ju jeni i pafuqishëm të bëni dicka për këtë? Ti ndëshkoni? ti largoni?

Rama: Në cfarë forme?

Ne qofte se po jepen patenta pa provë, kjo është e paligjshme se rrezikojnë edhe jetën e qytetarëve krahas të tjerave, se nuk mund të thuhet me këtë lehtësi që thoni ju, në pozitën kur jeni kryeministër i vendit.

Rama: Nuk e them me lehtësi fare. Kjo është një cështje që duhet ta investigojnë organet ligjzbatuese, as nuk diskutohet.

Dhe do të investigohet deri në fund se ti japësh patentën për të marrë vota pa provë është krim.

Se i bie ti japësh tjetrin një armë në dorë dhe të shkojë të vrasë padashje, por vrasësi je ti.

Ti japësh licensë për të vrarë…

Rama: Po pra.

Kryeministri ka disa përgjegjësi në këtë rast.

Rama: Unë i kam të gjitha përgjegjësitë.

Nuk po them të gjitha, pjesën tuaj do të doja.

Rama: Unë i kam të gjitha.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Akuza e Ramës ndaj LSI: Në fushatën elektorale po jepen patenta pa provë. Për një votë nxirren vrasës në…!”

  1. Ilir says:

    Sikur personi abuzues te ishte i propozuar i Kryeministrit, apo i Partise se Tij, a do te ishte kaq i pafuqishem per t’i treguar vendin ?
    Ne rast se po, ne emer te kujt ligji apo te drejte do t’i tregonte vendin Abuzuesit Flagrant ?
    Perse nuk e ben edhe ne rast se ky person eshte i vendosur nga LSI apo PDIU ?
    Nuk e cfajeson asnje nen apo ligj kete mosveprim te Tij. Thuhet se jemi duke bere Shtet dhe nderkohe minjte e brejne Shtetin per qejf te vet. Kjo menyre te justifikuari eshte vertetesia e skecit tek Portokallia e TPchannel-TV, ku personazhi i kryeministrit harbut me te vetet behej qesharak dhe i perulur perballe personit qe i tha se Une jam i LSI-se. Pergjigja : Ti i LSI-se vazhdo, nuk kam pune me Ty, kam vetem me keta te mi-te. !!!
    Eshte vertete skandal !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *