Avokatët nuk mund ta shpëtojnë Amerikën nga Trump

21 Qershor 2017, 12:17Bota TEMA

Nga Paul Butler

Avokatët, më shumë se udhëheqësit e zgjedhur apo aktivistët, po luajnë rolin më të dukshëm në reagimin ndaj emergjencave të krijuara nga administrata Trump. Unë kam shumë respekt për avokatët – si profesor i drejtësisë, bazohem për të ardhurat personale duke i trajnuar ata – por ata nuk janë përgjegjësit më të mirë të parë për presidencën Trump.

Në një kohë kur platforma e Donald Trump – ndërtimi i murit, ndalimi i myslimanëve, duke e bërë Amerikën të madhe “përsëri” – paraqet pyetje thelbësore rreth identitetit tonë kombëtar, të gjithë kanë një mendim rreth rregullave. Edhe qytetarët e zakonshëm po përdorin diskursin ligjor, në vend të diskutimeve të vlerave apo politikave, për të vlerësuar gjendjen e tmerrshme të çështjeve. Amerikanët po bëjnë pyetje të tilla si, a ka bashkëpunim në krim? A mundet që një president në dëtyrë të akuzohet në mënyrë kriminale ose a do të duhet të shkarkohet si fillim?

Një sondazh tregon se 49 për qind e votuesve mendojnë se presidenti është fajtor për pengimin e drejtësisë. Televizionet përmbajnë debate rreth nëse tweetet e Presidentit Trump duhet të pranohen si dëshmi në gjykatën federale. Komitetet e Senatit u mblodhën për të shqyrtuar nëse fushata presidenciale e zotit Trump komplotoi me rusët për të shkatërruar demokracinë e Shteteve të Bashkuara, por pyetjet e senatorëve përqendroheshin nëse ndonjë prej njërëzve të presidentit u përpoq të pengonte hetimin (në këtë pikë asnjë grua nuk është shfaqur si subjekt i hetimit).

Qasja ndaj ligjit në një kohë krize nuk është e re. Alexis de Tocqueville, duke shkruar në 1835, vërejti se “nuk ka ndonjë pyetje politike në Shtetet e Bashkuara që herët a vonë të mos kthehet në një çështje gjyqësore”. Por, përparësia e diskursit ligjor dhe varësia ndaj saj, sjell në pahë faktin nëse kemi besim në procesin politik, dhe zyrtarët tanë të zgjedhur.

Pavarësisht nëse qytetarët e donin ose e urrenin Barak Obamën, askush nuk mendonte se ai ishte i korruptuar. Por kur ne nuk kemi atë besim për liderët tanë të zgjedhur, ne kthehemi në konceptet dhe parimet ligjore – dhe sigurisht avokatët – për të organizuar diskutimin e çështjeve publike. Gjatë këtyre momenteve, amerikanët mund të ndiejnë një nevojë veçanërisht urgjente për t’i referuar ligjit si një kufizim në pushtet.

Njihuni me Donald Trump. Fushata e tij presidenciale e vitit 2016 është duke u hetuar për të përcaktuar nëse stafi ka bashkëpunuar me rusët dhe presidenti njoftohet se është nën hetim në lidhje me shkarkimin e tij të James Comey, Drejtorin e F.B.I. i cili po drejtonte hetimin. Tani, shumë njerëz të lidhur me fushatën ose me Shtëpinë e Bardhë të Trump janë duke përdorur ligjin për çështjen e tyre. Michael Cohen, avokati personal i presidentit, ka angazhuar edhe avokatin e tij.

Robert Mueller, hetuesi special që heton ndikimin rus në zgjedhjet e vitit 2016, mund të jetë personi më i fuqishëm në vend tani. Por nëse pengimi i drejtësisë llogaritet si një krim i lartë apo kundërvajtje, nuk është pyetja më e rëndësishme e paraqitur nga presidenca e zotit Trump. Nuk kemi prova për presidentin, dhe ne na duhet absolutisht një hetim për të përcaktuar nëse do të  kemi në fund apo jo. Ende nuk dimë nëse hetuesi special do të përcaktojë se zoti Trump nuk ka kryer një vepër të kundërligjshëm.

Pa marrë parasysh se çfarë ndodh me hetimin e zotit Mueller, duhet të shqetësohemi për atë që ardhja në pushtet të Presidentit Trump, nënkupton për vlerat tona, politikat publike dhe kulturën. A është lëvizja e djathtë një kërcënim i rëndësishëm, ose është një grup i vogël që është më mirë të injorosh? Pse 52 përqind e femrave të bardha votuan për një njeri që vazhdimisht bënte komente seksiste dhe kundër një kandidatjeje më të kualifikuar femër? Cilat do të jenë pasojat e planit të Prokurorit të Përgjithshëm Jeff Sessions për të përmbysur mbikëqyrjen federale të departamenteve të policisë dhe për të rritur luftën kundër drogës? A është izolimi i “Amerikës e Para” i zotit Trump në interesin më të mirë të vendit tonë? A rrezikojnë sulmet e vazhdueshme të presidentit ndaj mediave një shtyp të lirë? Pse duket se gënjeshtrat e z. Trump nuk i shqetësojnë përkrahësit e tij? Këto janë biseda në të cilat qytetarët e zakonshëm – mësuesit dhe artistët dhe udhëheqësit fetar – duhet të kenë sa më shumë rol për të folur ashtu si edhe avokatët./The New York Times – Lexo.al/

 

1 komente në “Avokatët nuk mund ta shpëtojnë Amerikën nga Trump”

  1. Cun-Tirone says:

    Mesoni te perktheni dhe shkruani shqip …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje