Bojaxhi me bizneset: T’i ngelim në klasë politikanët që e kanë futur vendin në gropë

Në vijim të takimeve elektorale me qytetarë të Tiranës, Gjergj Bojaxhi i Sfida për Shqipërinë zhvilloi takime me biznese në zonën e Tregut të Madh.

Gjatë bisedave me tregtarët ai tha se politikanët aktualë, që janë shkaku i problemeve, nuk mund të jenë zgjidhja.

Kandidati për Tiranën i SFIDA për Shqipërinë, partia e re me kryetar administrativ z. Hektor Ruci, tha se shkaktarë për gjendjen e mjeruar të vendit janë vetëm politikanët.

“Ata që e kanë futur vendin në gropë, nuk mund të jenë zgjidhja. Këta politikanë janë të vetmit fajtorë për këtë gjendjë të vendit dhe nuk mund të meritojnë më besim. Ata duhen ndëshkuar me votë,” u shpreh Bojaxhi.

Gjatë takimeve me tregtarët dhe banorët e zonës, Gjergj Bojaxhi dëgjoi shqetësimet dhe problemet e tyre dhe foli për Sfidën si të vetmen alternativë ndryshe për qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.

“T’i ngelim në klasë këta politikanë, duke votuar katrën në fletën e votimit. Le të fitojmë përfaqësimin që meritojmë. Jemi shumë që jemi të pakënaqur nga kjo politikë, ashtu si jemi shumë që nuk presim më. Të bashkohemi së bashku dhe të marrin në dorë të ardhmën tonë,” u shpreh Bojaxhi.

Gjergj Bojaxhi është i pari në listën për Tiranën i Sfida për Shqipërinë, parti e cila mban numrin 4 në fletën e votimit dhe ka kryetar administrativ z. Hektor Ruci.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *