EKSKLUZIVE/ Dossier: Si e ka pësuar Robert Ndrenika nga arratisja e vëllait më 1961

21 Qershor 2017, 20:25Politika TEMA

Libri i Kaloçit “Shkrimtarët dhe artistët nën diktatin komunist…”, publikon karakteristikën e kuadrit të aktorit të famshëm te dhjetra roleve, të vitit 1989

Karakteristika “I vëllai i Robert Ndrenikës, inxhinier topograf, u arratis jashtë në 1961-in”

Nga Dashnor Kaloçi

Dokumentet që po publikojmë në këtë pjesë të librit, i përkasin vitit 1989 dhe janë disa propozime të bëra nga Kryetari i Komitetit të Kulturës dhe Arteve, Alfred Uçi, dërguar Komitetit Qëndror të PPSH-së, për dekorimin e një grupi prej 12 personash, (Margarita Xhepa, Reshat Arbana, Robert Ndrenika, Roland Çene, Shaban Hysa, Haxhi Dalipi, Dhimitraq Orgocka, Agim Qirjaqi, Ndrek Shkjezi, Alfons Balliçi, Fatos Haxhiraj dhe Ahmet Pasha), të gjithë artistë dhe aktorë të njohur të ekranit dhe Kinematografisë shqiptarë të atyre viteve por dhe më pas. Siç shihet dhe nga dokumentet në fjalë që janë nxjerrë nga Arkivi Qëndror i Shtetit (Fondi 14, Ap, Struktura), propozimet pasi janë bërë nga institucionet përkatëse ku ishin me punë personat e propozuar, ato I janë dërguar Komitetit të Kulturës, të kryesuar nga Alfred Uçi, i cili karakteristikat përkatëse për çdo njërin prej tyre, i ka dërguar në sektorin përkatës të Komitetit Qëndror që asokohe mbulohej nga Enver Halili.

Dhe më pas ai (Halili), ja ka dërguar për miratim sekretarit të Komitetit Qëndror të PPSH-së, që mbulonte artin, kulturën dhe propagandë, gjë të cilën e kishte mbajtur Ramiz Alia deri në vdekjen e Enver Hoxhës. Për brezin e ri që nuk e ka jetuar atë kohë, theksojmë se karakteristika personale, ishte një dokument mjaft i rëndësishëm për çdo kuadër dhe prej saj varej shumë e gjitha puna dhe karriera e tij.

Po kështu, karakteristika ishte sekret dhe asnjë person nuk kishte të drejtë ta shikonë dhe as nuk e dinte se çfarë shkruhej për të. Ajo ishte pjesë e dosjes personale dhe mbahej në kasafortë nmga dega e kuadrit e institucionit (që ishte e siguruar me hekura) dhe ajo shoqëronte nga pas kudo që mund të transferohej apo emërohej kuadri në punë të ndryshme. Po kështu, këto karakteristika përdoreshin edhe në raste dekorimesh, siç janë këto që po publikojmë në këtë pjesë të librit. Karakteristika e kuadrit ishte një dokument që nuk para ndryshonte shpesh përmbajtjen e saj, me përjashtime të rralla kur personi pësonte gjëra tepër të rëndësishme në punën dhe jetën e tij. Më saktë ajo ndryshonte vetëm për ta rënduar personin, pra kuadrin përkatës dhe rrallë herë për të shënuar gjëra që e vlerësonin apo lavdëronin punën e tij.

Gjëja me interesante që vihet re në këto karakteristika, është fakti që edhe pse ato dërgohehsin për dekorim, aktorit të njohur, Robert Ndrenika (si dhe të tjerëv si Alfons Balliçi etj), u janë shënuar edhe anët e “errta të tyre” ato biografike, si/p.sh. ajo që vëllai I Robertit, ishte arratisur nga Shqipëria në vitin 1961. Gjë e cila kurrsesi nuk mund të mbahej e fshehtë nga askush, madje as nga vetë Roberti, kur i duhej për të bërë biografinë e tij, e cila u kërkohej kuadrove herë pas here.

Por gjithsesi duhet theksuar, se karakteristika e aktorit të famshëm, Ndrenika, është përpiluar me mjaft dashamirësi nga Alfred Uçi, gjë e cila solli dhe miratimin e saj dhe akordimin e titullit të lartë, Artist i Popullit”. Pasi siç kemi parë edhe në dokumentet e tjera në kapitujt paraardhës të këtij libri, ndaj Ndrenikës, ka pasur mjaft akuza, madje deri urdhëra për largimin e tij nga puna si aktor. Gjë të cilat i vinin për të vetmin shkak, vëllanë e arratisur, gjë e cila e ka rrezikuar shpesh herë karrierën e jetën e tij, por që Roberti mundi t’i shpëtonte vetëm në saj të punës, korrektesës dhe talentit të tij. Nga këto dokumente, po publikojmë vetëm karakteristikën e tij.

KARAKTERISTIKE

ROBERT PETRO NDRENIKA –aktor-

Ka lindur në Tiranë në vitin 1942, banues në lagjen nr. 5, Rruga “Islam Alla”. Nr. 126.

Është me origjinë nëpunës i mesëm dhe gjëndje nëpunës.

Kaq kryer Institutin e Lartë të Arteve për aktor në vitin 1964.

Qëndrimi politik i familjes së tij gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare, ka qenë indiferent. Tani është i mirë.

I jati i tij Petro, nga Vunoi i Himarës, para çlirimit ka shërbyer në Ministrinë e Financave. Nga viti 1945 deri në vitin 1948, shërbeu përsëri në Ministrinë e Financave. Më vonë ka punuar në Komitetin e Fiskulturës në Ministrinë e Shëndetësisë.

Tani është në pension. Një vëlla i tij, inxhinier Topograf, në vitin 1961 është arratisur jashtë shtetit.

E jëma, Krisafgjia, para dhe pas çlirimit deri sa doli në pension ka qenë arsimtare.

Ka filluar punë në Teatër në vitin 1974.

Para se të vinte këtu, ka qenë aktor në Teatrin “Skmapa” të Elbasanit.

Është një nga aktorët e talentuar të Teatrit Popullor dhe një nga aktorët më me rendiment.

Kontributi i tij është i madh në teatër dhe në film.

Është i përgatitur ideologjikisht dhe bën përpjekje të mira për t’u thelluar në materialet e partisë dhe të shokut Enver.

Gjatë viteve të fundit, veç kontributit të tij të ndjeshëm në Kinematografi, ka realizuar shumë role kryesore ne pjesët “Nata e dymbëdhjetë”, “Kështua të dua”, “Komunistët”, “Shi në plazh”, “Vdekja e një komisioneri”, role që janë mirëpritur nga spektatori dhe kritika letrare. Mban peshë të madhe në repertorin aktiv dhe është i papërtueshëm në punë.Ndihmon shokët më të rinj në realizimin e roleve që u besohen.

Për merita në punë, Presidiumi i Kuvendit Popullor, i ka akorduar titullin “Artist i Merituar”.

Propozojmë t’i jepet titulli “Artist i Popullit”.

20.1.89

DREJTORI

(Muharrem Shtylla)

 

 

 

19 komente në “EKSKLUZIVE/ Dossier: Si e ka pësuar Robert Ndrenika nga arratisja e vëllait më 1961”

  1. Bogonica says:

    Robert Ndrenika,eshte nje yll i kinematografise shqiptare.Ne se do te ishte pjese e industrise kinematografike te Hollivudi,Ai dhe shoket e tij te paperseritshem,kushedi se sa Oskar do te kishin fituar.Mbi te gjitha,Robert Ndrenika eshte nje qytetar model,i paperfolur per qendrime qe bien ndesh me moralin popullor e qytetar.Ai u be artist i madh fale talentit te lindur,por edhe punes se pashoqe qe ka bere si artist “pas kuintave”.E them kete, se pa nje pune vetmohuese sado talent qe te kesh, nuk behesh dot sic u be Roberti yne.Ai eshte krenaria e Bregdetit dhe e te gjithe Shqiperise.Aq sa di une si spektator, per “hallet” qe paska pasur Roberti, te cilat jane hedhur dhe ne kete shkrim,ai nuk eshte as i fundit dhe as i vetmi.Punen e tij e kane vleresuar institucionet e kohes ne menyre pozitive, se puna dhe vetem puna, eshte aj per te cilen publiku i ka vendosur noten dhjete.I uroj artistit te madh i “fundit i te Medhenjeve” nje pleqeri te qete e te lumtur.

    1. Sherif says:

      Zoti Ndrenika, pa diskutim nje nga aktoret me brilante te teatrit dhe kinematografise shqiptare, nuk ka pesuar asgje nga aratisja e vellait, sepse tere jeten ka qene prane Teatrit Kombetar ( me perjashtim te nje viti ne Elbasan) dhe perjetesisht ka qene i admiruar dhe i duartrokitur. Tani lereni rehat dhe mos e ngushelloni me fantazira te kota dhe provokuese….

  2. spartaku says:

    Nuk eshte e vertete se karakteristika qe beheshin per nje person nuk dihej nga ai vete se ç’fare shkruhej.Karakteristika perpilohej nga kryetari i deges kuadrin bashke me dy apo tre persona te tjere te admnistrates,apo te byrose se partise,dhe thirrej personi ku i lexohej kjo karakteristike.Pra vihej ne dijeni per ç’ka ishte shkruar,dhe pyetej ishte dakord apo jo.Nqs ndonje vrejtej qe ai e kundershtonet dhe e argumenton,ajovrejtje hiqej,dhe karaktweristika vendosej ne dosjen e tij personale.Dosjet ruheshin ne zyren e deges se kuadrit,dhe ishte sekret.Eshte e vertete se karakteristika,ishte nje dokument baze mbi te cilen prezantohej jeta dhe origjina e tij.ROBERT NDRENIKA ESHTE NJE NGA ARTISTET E MEDHENJ TE VENDIT TON DHE ESHTE RESPEKTUAR E RESPEKTOHET EDHE SOT.AI I KA DHENE SHUME KINEMATOGRAFISE SHQIPETARE.RESPEKT.

  3. Robi says:

    Aktor e artist i madh. Titull idiot, titulli duhet te ishte ky, “Megjithese kishte vellane e aratisur, mjeshteria e Ndrenikes, prej aktori te kalibrit boteror, beri qe regjimi ti jepte vendin e merituar”.

  4. Bambi says:

    Respekte per gjigandin e skenes dhe ekranit. Di te sakte nhe histori te treguar nga deshmitare okulare. Perpara se merrte titullin “Artist i popullit” ka marre “Artist i merituar” ne 1979. Kete e ka marre me porosi te Enver Hoxhes. Kur pa listen Enveri, u interesua per Ndreniken. Po ja, i thane, ka nje problem politik nga i vllai. ” Ja japim apo jo neve titullin, pak rendesi ka tani, tha Enveri. Ai na e ka marre vete…ja ka dhene populli… dhe iku.
    Kuptohet qe e shtuan ne liste menjehere. Eshte e vertete qe ka qene gjithe kohen “nen mikroskop”. Ndoshta pak me shume se artistet e tjere.
    Por sinqerisht mendoj se nuk ka “vuajtur shume”
    Gjithsesi, po te qe se diktatura donte ta persekutonte, nuk do kishte ndonje problem. Puna, talenti dhe perkushtimi i tij e mbajten lart dhe fitoi simpatine e te gjitheve. Personalisht kam nje rezerve per menyren si u implikua ne politike pas renies se diktatures. Me siguri dhe ai vete e kuptoi qe u be vegel e dikujt. Per kete dhe u terhoq. Gjithsesi kjo eshte e parendesishme krahasuar me kontributet madhore artistike. Respekte. Shendet e pleqeri te bardhe, gjigand.

  5. Ballabani brenda cadres says:

    Robert Ndrenika ishte nje nga artistet me te mire te gjinise te humorit dhe meriton cdo cmim e vleresim.Ai e ka marre vleresimin maksimal prej popullit,me rolet e tij brilante qe ka luajtur ne Teater dhe Kinematografi.Vleresimi i tij ishte per kete aresye,pamvaresisht se kishte nje “njolle” te forte negative ne biografi.Nuk eshte e vertete qe u be vleresimi i tij ne kuader te “liberalizimit”,mbas eliminimit te Mehmet Shehut,sepse i eshte dhene qe me 1979-en,titulli “Artist i Merituar”.Dhe se fundi,ky Kaloci, ja fut si kau peles,mjafton qe te beje “sensacion”.Nuk e di per cfare aresye,i jep “merriten” Alfred Ucit per karakteristiken e Robert Ndrenikes,kur ajo eshte bere prej Muharem Shtylles,ish drejtor i “Teatrit Kombetar” ne ate kohe.Shihni dokumentin e karakteristikes qe ka botuar vete Kaloci….
    Alfred Uci,nuk ishte aq liberal sa u be mbas 1990-es,ishte aq fanatik ne mesimet e partise dhe shokut Enver,sa behej tmeri i studenteve ne provimet e marksizmit.Eshte Alfred Uci autori i librit,”Mbi estetiken…”,por nderuan kohet nderuan dhe mendimet e Ucit…

    1. Bambi says:

      Labirintet e modernizmit – libri i A Ucit

  6. arjan says:

    ROBERT NDRENIKA ESHTE NJE THESAR KOMBETARE RESPEKTIN METE LARTE TE KOMBIT

  7. Loni says:

    Robert Ndrenika, aktor i madh, i papare, = hollivudian!

  8. Lennard says:

    Robert Ndrenika Artisti i Popullit ka paraqitur nje talent te jashtezakonshem .Rolet e tij kane lene mbresa te pashlyeshme ne te gjithe nejrzit ,sidomos ne njerzit e thjeshte.Une e kam patur shok Gjimnazi. Qysh ne gjimnaz Ai ka marre pjese ne shfaqje teatrale amatore.Po ne rradhe te pare ka qene njeri i dashur dhe i mire.Arratisjen e vellait e ka perjetuar shume keq.Per hir te vertetes familja e tij nuk pati ndonje pasoje nga regjimi.I Jati Petro Ndrenika ishte kushuri i afert me nje Antar te byrose Politike.,Po Berti e ndjente vehten te ndrydhur ,se nuk ishte pak te kishje nje vella te arratisur, ne ate regjim absurd.Mblidheshim shpesh shoqerisht dhe mbaj mend nje nate feste e Vitit te Ri,Berti u deh dhe filloi te qante ,duke thene :O MOJ BRAT DURAK!!!.PD e beri deputet.Gjate kesaj kohe u kastigue maksimalisht per te ndihmuar zonen qe e kishte zgjedhur. Po ne zgjedhjet e tjera ,Sali gerdeci e hoqi nga lista per deputet pa e lajmeruar fare.,se duket kishte filluar pazaret e medha te stanit te tij.

  9. Lennard says:

    Robert Ndrenika Artisti i Popullit ka paraqitur nje talent te jashtezakonshem .Rolet e tij kane lene mbresa te pashlyeshme ne te gjithe nejrzit ,sidomos ne njerzit e thjeshte.Une e kam patur shok Gjimnazi. Qysh ne gjimnaz Ai ka marre pjese ne shfaqje teatrale amatore.Po ne rradhe te pare ka qene njeri i dashur dhe i mire.Arratisjen e vellait e ka perjetuar shume keq.Per hir te vertetes familja e tij nuk pati ndonje pasoje nga regjimi.I Jati Petro Ndrenika ishte kushuri i afert me nje Antar te byrose Politike.,Po Berti e ndjente vehten te ndrydhur ,se nuk ishte pak te kishje nje vella te arratisur, ne ate regjim absurd.Mblidheshim shpesh shoqerisht dhe mbaj mend nje nate feste e Vitit te Ri,Berti u deh dhe filloi te qante ,duke thene :O MOJ BRAT DURAK!!!.PD e beri deputet.Gjate kesaj kohe u kastigue maksimalisht per te ndihmuar zonen qe e kishte zgjedhur. Po ne zgjedhjet e tjera ,Sali gerdeci e hoqi nga lista per deputet pa e lajmeruar fare.,se duket kishte filluar pazaret e medha te stanit te tij.
    Po cfare ke mo Z.Moderator???

  10. Loni says:

    ‘koncert ne viti 36’ kryeveper, te gjithe rolet Robertit ishin kryevepra

  11. shefi says:

    Marr shaks nga “Budallenjte ” per te vazhduar kete koment .
    Nuk kam autoritetin te komentoj talentin dhe personalitetin e ketij gjeniu ,por per te vellain mund te them se mund te kete ndodhur dhe keshtu : Vete shteti mund ta kete nxjerre jashte me sherbim , pasi ne se do te ishte e vertete , atehere si ka mundesi qe ne vitin 1961 arratiset i vellai dhe ne vitin 1964 gjeniu te marre shkolle te larte ?????!!!!!

  12. perkthyesi says:

    Kam degjuar se te vellane e therrisnin DUKA. Si e ka patur emrin e vertete?

  13. optimizem per vendin says:

    KJo tregon se edhe ne socializem qenka vleresuar puna dhe pavaresia e njeriut, pavaresisht se brenda familjes ka patur nje te arratisur qe ligji atehershem e denonte. Por seicili rast ka pasur dhe specifiken e tij. Prandaj mos spekulloni, ju qe keni pak mend, por merruni me votimet sot se kjo i perket se ardhmes, ajo tjetra historise.

  14. Qytetari says:

    Pse ja fusni kot,u arratis,JO iku me detyre te rendesishme dhe sakrifikoi per veten dhe familjen. Kush i ha keto thagma,pervecse atyre qe kane qene larg realitetit,jo ne qe kemi qene pjese e qytetarise se Tiranes dhe e dinim shum mire se car luhej,po nen ze flisnim me njeri tjetrin se sna e mbante bytha te hapeshim me shume. Sigurisht ishte nje barre shume e rende per kohen,qe merrej nga keta persona,mbasi nuk ishte vetem ky,po kishte dhe plot te tjere,per te cilet duhet te vleresohen per detyren qe kane bere ne sherbim te atdheut,jo vetem ne ate sistem por dhe ne sistemet demokratike funksionojne te tilla procese pune. Persa i perket te madhit Ndrenika,eshte i pa perseritshem per talentin dhe personalitetin e tij. Respekte e jete te gjate gjigandit R. Ndrenika

  15. burbuqe says:

    tani mbas 91 e takoi vellan apo jo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje