FIFA nis hetimin ndaj Juventusit dhe Mino Raiola

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Transferimi i Pogba tek Man.United, nis hetimi për Juventusin. Një procedim disiplinor është hapur nga ana e Fifa-s  në drejtim të Juventusit dhe menaxharit të futbollistëve Mino Raiola,  për transferimin e Paul Pogba tek Manchester United, në verën e kaluar. Raiola është përfshirë në hetim pasi mesfushori francez është nën kujdesin e tij.

Burime brënda organit më të lartë të futbollit, e kanë konfirmuar lajmin, por duke mos dhënë shumë detaje dhe theksuar se hetimi është vetëm ndaj Juventusit dhe Raiola-s. “Djajtë e Kuq” nuk janë të përfshirë në këtë cështje.

Në Maj, Fifa i ka kërkuar kampionëve të italisë, të depozitojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për cështjen e transferimit të Pogba në angli. Palët janë vendosur nën hetim pas dyshimeve të ngritura se është shkelur ligji i të drejtave ekonomike në drejtim të palëve të treta.

Nga ana tjetër, drejtuesit e klubit bardhezi nuk kanë qëndruar duarkryq, por po përgatisin të gjithë argumentet ligjore të nevojshme për ti dhënë fund sa më shpejt cështjes. Në rast se Juventusi në fund të hetimit shpallen fajtorë, ata rrezikojnë si masë ndëshkimore gjobë ose pezullim të merkatos për verën e ardhshme.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *