Kupa Konfederatave/ Portugalia fiton me Rusinë, vendos Ronaldo

21 Qershor 2017, 20:07Sport TEMA

Portugalia ka marrë fitoren e parë në Kupën e Konfedertave kundër vendit organizator Rusisë.

Portugezët triumfuan me rezultatin e ngushtë 1-0 në sfidën e dytë të Grupit A duke siguruar tre pikë të rëndësishme.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi ylli i skuadrës, Cristiano Roanldo në minutën e tetë, ku shënoi një gol të bukur me kokë.

Pas kësaj fitoreje Portugalia shkon në vendin e katër pike të grumbulluara, një më shumë se Rusia që klasifikohet në vendin e dytë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje