Morën pjesë në fushatën e PDIU-së, ministri Demiraj: Shkarkohet punonjësi i policisë në Durrës dhe punonjësi i Gardës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj, në vijim të masave të marra për ngjarjen e mëngjesit të ditës së sotme në Dibër, i ka kërkuar Komandantit të Gardës së Republikës shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të Florian Lalës, punonjës i Gardës së Republikës.

Sipas Ministrisë së Brendshme Efektivi i Gardës së Republikës në shkelje të statusit të tij dhe nenit 332/a të Kodit Penal, “Shpërdorimi i autoritetit policor” ka marrë pjesë aktive në fushatën elektorale të një subjekti politik, më konkretisht Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet në qarkun e Dibrës.  Efektivi Florian Fatbardh Lala është liruar menjëherë nga detyra.

“Ministri Demiraj ka ndjekur nga afër operacionin e Policisë së Shtetit dhe SHÇBA-së për arrestimin e në flagrancë të shtetasit Demir Deda, punonjës policie në Durrës, i cili ishte i përfshirë në fushatën elektorale të subjektit politik, PDIU, në Dibër duke shkaktuar incidente me subjekte të tjera politike. Ministri Demiraj inkurajon strukturat e Policisë së Shtetit për të mos lejuar asnjë shkelje të ligjit pa marrë përgjigjen e merituar.

Ministri Dritan Demiraj i tërheq vëmendjen Drejtorit vendor  të Policisë në qarkun Dibër, i cili nuk ka marrë masat e nevojshme duke cenuar besueshmërinë e punës së Policisë së Shtetit.

Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj u bën thirrje të gjithë subjekteve politike të shmangin incidentet, të respektojnë ligjin duke mos angazhuar në fushatë persona të cilëve iu ndalohet një aktivitet i tillë dhe të mbajnë larg aktivitetit elektoral persona me rekorde kriminale, pasi do të ketë tolerancë zero”-thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Morën pjesë në fushatën e PDIU-së, ministri Demiraj: Shkarkohet punonjësi i policisë në Durrës dhe punonjësi i Gardës”

  1. Bujar says:

    Te lumte Demiraj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *