Dritan Demiraj, 11 udhëtime jashtë Shqipërisë në 2014-n. 4 herë nuk ka marrë leje

22 Dhjetor 2014, 17:34Politika TEMA

Shkarkimi i kolonel Dritan Demiraj ka shkaktuar shumë debate, ku është përfshirë edhe politika.

Por, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura deklaroi një ditë më parë se ai kishte udhëtuar disa herë jashtë vendit pa leje, duke vënë në rrezik kështu daljen e ndonjë informacioni sekret të mundshëm.

Burime pranë gazetës TemA bëjnë me dije se Demiraj ka udhëtuar 11 herë jashtë shtetit gjatë këtij viti, dhe nga këto, 4 herë është larguar pa lejen e eprorëve, ndaj dhe u shkarkua.

Sipas burimeve, kolonel Dritan Demiraj ka udhëtuar jashtë Shqipërie 11 herë në vitin 2014.

Prej këtyre, 7 herë ka marrë lejen e eprorëve dhe 4 herë të tjera ka udhëtuar jashtë kufijve pa leje.

Kolonel Demiraj ka udhëtuar drejt Italisë në datën 07.12.2013 deri në datën 12.12.2013, pa leje.

Në datën 09.05.2014 ka udhëtuar drejt Turqisë pa leje.

Në datën 10.05.2014 deri në 18.05.2014, koloneli ka udhëtuar në Itali pa lejen e autoriteteve.

Gjithashtu, në datën 16.01.2014 dhe në datën 14.03.2014, kolonel Demiraj ka udhëtuar jashtë Shqipërisë.

Udhëtimet të cilat janë miratuar nga autoritetet e FA-ve dhe MM-së janë në total 7 copë për vitin 2014, me disa ditë qëndrimi, duke nisur që nga 1 deri në 9 ditë qëndrimi./b.l

11 komente në “Dritan Demiraj, 11 udhëtime jashtë Shqipërisë në 2014-n. 4 herë nuk ka marrë leje”

  1. Oh vetem 4 her ?
    Per kater her s’mundet te hiqet gjithe ky dordoleci sales !
    Kush ka dijeni se si zgjidheshin kta kolonelet e gjeneralet ne kohen e largqoftit te shpelles qe paguanin 100-mirja eur ,kupton tashme qart perse kercen vallen e shpates dordoleci kolonel .
    Duhet me fitu me pagu kredine e morr qi paguj postin sales

    1. E vertete says:

      Tani do sjellin shoket e Julian Sinanaj dhe kelyshet rondokop shpellare te diktatorit.Kodheli analfabete udheheq armaten me talimet e monstres Hoxha.

    2. anonim says:

      O pjeter ai nuk eshte I sales,po eshte nje officer I zoti po ti ja fut kot se nuk e njeh nga afer.

  2. Creasy says:

    edhe pse OD-ist i flakt, djali ngelet nje resurs i FA qe Kodheli duhet te mesoje te ver ne pune e jo te flaki tutje sikur te ishte nje oficer cfaredo

  3. fieraku4u says:

    PO TANI I DEMIRAJ, CFARE DO THUASH…?? KE SHKELUR RREGULLOREN O KOLONEL. IKU KOHA E SALI RRUMPALLES, KU BENIT SI TE DONIT.

    USHTRIA KA DISIPLINE TE RREPTE. DHE TI E DI SHUME MIRE KETE.

  4. Albi says:

    Vetem ne Shqiperi shkarkohen njerezit per keshtu budalliqesh.

    Qartesisht problemi eshte dicka tjeter. Mund te jene ceshtje korrupsioni dhe Ministria do qe ta mbylle si ceshtje pa u krijuar ndonje skandal. Por edhe mund te kene patur probleme me personin ne fjale dhe kane gjetur pretekst.

    1. Ilir Hoti says:

      Po kussh te le ne perendim te sillesh si rrompalle oooo…njeri!!!!!!!Punoj ‘maintenance’ nje pune punetori per jetese..dhe nuk guzon edhe po te jesh i semure te rrish ne shtepi pa telefonuar punen ose …pirdhu..dhe ska gjykate qe te mbron!! Akoma me budalleqe te vitit 90-91…….

  5. Adela says:

    Kush shkel rregullat e shtetit dhe ligjin normal qe do ndeshkohet. Skeni pse habiteni nga nje veprim i tille. Ushtaraku duhet te raportoje cdo levizje te tij aq me teper jashte shtetit

    1. Albani says:

      Ai rregullat i paska shkelur me te dyja kembet,dhe shkarkimi nga posti eshte nje mase qesharake i ketij shteti qesharak,kur shkarkon ne mase administraten si debitore energjie,kete te pakten duhet ta zhveshe plotesisht nga uniforma,dhe procedim penal,sepse ky dhe mund te kete shitur informacione,por sic shikohet rilindjes nuk i plas per kete sepse ata vete e me kohe e kane shitur bythen tek FMN-ja e tregjet ekonomike te huaja,e shkarkojne,qe te kenaqin ndonie rilindas.

  6. tz says:

    Nuk e di per cfar sekretesh dhe siguri komdetare behet fjale kur shteti ka qene gjithmon ne doren e UDB.

  7. shqipja says:

    po paske para or kol .vetem nje bisnesmen del kaqshpesh .
    eshte ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje