Rama thumbon Metën, denoncon punësimet në Portin e Durrësit dhe paralajmëron Vetting për politikën: Ja si paguhej taksa për LSI

Nga qyteti i Durrësit, kryeministri Edi Rama ka denoncuar punesimet partiake edhe ne Portin e Durresit.

Boll është bërë Shqipëria si kalaja e Rozafës, ndërto ditën e prish natën, të dielën do vendosim që s’ka më natë për Shqipërinë.

Në Portin e Durrësit janë tre familje që bëjnë ditën dhe bëjnë natën. Janë larguar specialistë me përvojë, janë larguar njerëzit e duhur për ta mbushur portin me njerëz që skanë lidhje fare me portin.

Atyre njerëzve unë ju them shumë thjesht, s’ka problem, ju është dashur një punë dhe mënyra se si jepet një shans për të gjithë është hajde të të jap punën dhe më dorëzo këtu identitetin tënd, dinjitetin tënd, dhe nga cdo vend pune për cdo rrogë dua përqindjen për partinë.

Prandaj të gjithë ata që sot janë në punë të shtetit dhe i paguajnë përqindje një partie të tepsisë së pushtetit një gjë do fitojnë, sdo kenë më nevojë të paguajnë përqindje të imponuar nga rroga e tyre”, tha Rama.

Nga qyteti bregdetar i Durrësit, kreu i qeverisë tha se shërimi i kancerit që e mori peng Shqipërinë për çerek shekulli ka filluar. Rama deklaroi se qytetet që ishin kufoma janë qenie që po ripërtërihen.

“Sot populli ndihet shumë më i respektuar dhe njerëzit shumë më të barabartë sepse nuk ka më kush është i ndershëm e respekton ligjit paguan dritat dhe të tjerët nuk i paguajnë.

Me reforma shtetbërëse, me kurajë e vendosmëri edhe me dhimbje kemi hedhur themelet e shtëpisë së shtetit shqiptar. Të dielën duhet që shqiptarët ta ndajnë mendjen, ose do të vazhdojnë me punë, punë, punë për të ndërtuar shtëpinë e shtetit tonë, pse do të kthehemi mbrapa për të përjetuar një tjetër prishje themelesh. Boll është bërë Shqipëria si kalaja e Rozafës.

Pashë një përpjekje të disa të tjerëve që duan të dalin forcë e parë këtu në Durrës, një përpjekje për të treguar Durrësin që nuk duhet, duke kërkuar nëpër ca cepa, nëpër ca rrugë, pjesë ende të parindërtuara. Më erdhi keq, pjesë të parindërtuara, pjesë ende të infektuara të trupit të Shqipërisë, të shtetit tonë, pjesë ende të pazhvilluar ka kudo dhe ka sa të duash por ama një gjë është e sigurt, shërimi i kancerit që e mori peng Shqipërinë për çerek shekulli ka filluar.

Shikojeni Durrësin që keni, Krujën që keni, Shijakun që keni dhe krahasojeni me kufomat që kishin 44 muaj më parë. Nuk janë trupa gjithë shëndet që vrapojnë por janë qenie që po ripërtërihen. Unë ju them se ripërtëritja do vazhdojë, rilindja urbane do shtrihet në çdo cep të Durrësit, Shijakut e Krujës. Ripërtëritja do jetë realiteti i të gjitha komuniteteve deri në fshatin më të largët të kësaj zone.

Ne nuk jemi më të mirët, po më të mirë se ne nuk kemi parë. Ne nuk jemi të pagabueshëm, ne nuk jemi pa të meta por në dallim nga të tjerët, ne jemi qartësisht për këdo që ka sy të shikojë, vesh të dëgjojë dhe një zemër që rreh për Shqipërinë, forca që përfaqëson këtë flamur si askush tjetër, si asnjëherë më parë. Ne ja dolëm aty ku të gjithë thoshin s’keni për t’ia dalë kurrë.

Dhe sot, ndërkohë që në kazanin mediatik bëhet çmos për të përtypur dhe ripërtypur disa fakte të shtrembëruara lidhur me premtimet, kemi mbajtur shumë zotime dhe më madhori, reforma në drejtësi nuk është më një ëndërr e gjithë tranzicionit të gjatë por realiteti i Shqipërisë që duam sot. Vettingu ka filluar dhe pallati i drejtësisë do të çlirohet hap pas hapi nga kthetrat e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar dhe do jetë pallati i drejtësisë së popullit.

I kam dëgjuar politikanët që thonë lloj-lloj gjërash por më dëgjoni mua gjykatësit dhe prokurorët që do dalin të pastër nga vettingu do jenë për herë të parë në historinë e vendit tonë gjykatës dhe prokurorë që nuk do ja dinë për nder asnjë politikani. Do jenë ata që do merren me zullumin e politikës.

Dua që së bashku me ju, me durrsakët, me krutanët, me shijakasit, të ndërmarrim reformën tjetër, më të vështirë se reformën në drejtësi, reformën për të hapur zyrën e shtetit për qytetarët dhe për të nxjerrë prej tyre soj e sorollopët e partive të pushteti”, deklaroi Rama.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Rama thumbon Metën, denoncon punësimet në Portin e Durrësit dhe paralajmëron Vetting për politikën: Ja si paguhej taksa për LSI”

  1. Monika says:

    Drejtori i Portit Aleksander Lipivani nje obez ordiner qe rri gjithe diten tape eshte nje hajdut i LSI.Ka bredhur nga nje parti ne tjetren tani eshte me kete parti hajdutesh .Ky njeri eshte vetem vjedh para dhe pi alkol keto dy gjera di te beje.Zhdukeni qe andej qelbesiren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *