VIDEO/ Shqiptari masakron me thikë një të ri në Itali, shkaku i konfliktit një vajzë

Eshtë vënë nën pranga një i ri shqiptar pasi akuzohet se është autori i një vrasje.

Mësohet se ngjarja  e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Alba Adriatika, ku 27-vjeçari me origjinë shqiptare ka masakurar me thikë një 22-vjeçar të komunitetit rom.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur kur Manuel Spinelli 22 vjeç kishte dalë me miqtë e tij në një prej lokaleve të zonës.

Në një moment kur ai kishte dalë jashtë, një makinë kishte ndaluar para këmbëve të tij dhe një i ri e ka qëlluar me thikë disa here.

22-vjeçari u dërgua në spital, por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.

Nga të dhënat e para dyshohet se krimi ka ndodhur për shkak të konfliktit për një vajzë.

Gjithashtu po punohet edhe në pista të tjera hetimi.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *